Home Aktuale Bujanoc: Shënohet “Dita e Alfabetit”

Bujanoc: Shënohet “Dita e Alfabetit”

100
0
SHARE

  Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot është shënuar 109 vjetori i Kongresit të Manastirit-Dita e Alfabetit.

Në këtë eveniment kanë marrë pjesë profesorë, arsimtarë,  përfaqësues të  administratës komunale   e të tjerë.Programi u hap me intonimin e himinit kombëtar.

 Ndërkohë  Driton Rexhepi nga drejtorati për arsim pranë administratës komunal  të Bujanocit i uroi ditën e afabetit shqip.

Profesoresha Esra Aqifi elaboroi  rëndësinë e kësaj date  historike. Ndërkaq nxënësit e shkollës fillore dhe asaj të mesme të komunës së Bujanocit u prezantuan me poezi.

Ky aktivitet është  organizuar në kuadër të organizimit “Java e Nëntorit” nga Shtëpia e kulturës në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë./ Lugina Press/