Home Aktuale Bujanoc: Pushteti lokal mundëson punësimin e 60 të rinjëve me kontratë një...

Bujanoc: Pushteti lokal mundëson punësimin e 60 të rinjëve me kontratë një vjeçare

195
0
SHARE

 Pushteti lokal i Bujanocit   ka mundësur   punësimin e   60 të rinjëve    të kësaj  komune  të cilët më 17 mars kanë filluar punën në ndërmarrjet publike, institucionet shëndetësore dhe arsimorë me një kontratë një vjeçare, kështu duke i mundësuar njëkohësisht që të kryejnë edhe praktikën profesionale.

   Sali Salihi nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Bujanocit është shprehur se edhe  përkundër ndalesës së qeverisë për pranim të punëtorëve të rinj në ndërmarrjet publike, pushteti lokal ka gjetur mundësinë që me anë të aftësimit profesional t’i mundësojë të rinjëve që për 12 muaj të aftësohen në profesionet e tyre. Është ky viti i katërt që po realizohet ky program. Këtë vit filluan 60 të rinj, kurse deri më tani rreth 200 për katër vite. Ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

   Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Komunës së Bujanocit ka shpallur konkursin më 1 shkurt të këtij viti për punëdhënësit të cilët dëshirojnë të angazhojnë në rradhët e veta punëtorë të rinjë, me qëllim të zbutjes së numrit të papunësisë dhe njëkohësisht punësimin e të rinjëve të cilët do të kryejnë edhe praktikën profesionale, konkursi në fjalë ka zgjatur gjithsej dy javë deri më datë15 shkurt. “Këshilli për punësim pranë Komunës së Bujanocit ka shqyrtuar këto kërkesa dhe ka lejuar 19 ndërmarrjeve që ata të kenë në radhët e veta praktikant, kurse numri i tyre të cilët më 17 mars ditë e enjte kanë filluar të mbajnë praktikën është 60 të rinjë të komunës së Bujanocit” tha Sali Salihu koordinator pran zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal. Kjo sipas tij, është një mundësi e mirë kur dihet se punësimi tash është bërë një problem i madhë në territorin e Komunës së Bujanocit por edhe në republikën e Serbisë. Ndërkaq edhe praktikantët të cilët ushtrojnë profesionin e tyre nëpër institucione dhe ndërmarrje publike shprehen të kënaqur dhe falënderues ndaj komunës dhe pushtetit lokal.