Home Aktuale Bujanoc: Promovohet monografia për Bekim Fehmiun “Odiseu i Kosovës”” i autorit ...

Bujanoc: Promovohet monografia për Bekim Fehmiun “Odiseu i Kosovës”” i autorit Fahri Musliu

100
0
SHARE

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot është bërë  promovimi i    Monografisë së Bekim Fehmiut “Odiseu i Kosovës” i autorit  Fahri Musliut gazetar e publicist.

dscn0186

 “Odiseu i Kosovës”  është monografia për Bekim Fehmiun  që u promovua sot në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Në promovimin e kësaj  monografie ishite kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë, shkrimtar, gazetar, publicist, profesor, dashamirë të artit etj.

dscn0195

Panelistët në këtë eveniment ishhin  Fahri Musliu, autor i librit ,gazetar dhe publiscist, Arbër Sadiku, arkitekt, Sevdail Hyseni , profesor i gjuhës dhe  letërsisë shqipe dhe  Belgzim Kamberi publicist.

dscn0198

Në fjalimin e tij autori Fahri Musliu theksoi se puna në libër ka zgjatur   katër vite e gjysëm  përgatitja e materialeve për librin, unë i kam mbledhë materialet që kanë shkruar të tjerët për Bekimin por edhe ai vet. Është një përmbledhje e jetës së Bekimit nga lindja deri në vdekje.

dscn0205

Ky eveniment kulturor organizohet në kuadër të ,,Javës së Nëntorit ” të mbështetura nga KNSH ,Komuna e Bujanocit dhe Shtëpia e Kulturës –Bujanoc./Lugina Press/