Home Aktuale Bujanoc: Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së Sherif Junuzi dhe Enver Bajrami

Bujanoc: Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së Sherif Junuzi dhe Enver Bajrami

225
0
SHARE

   Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇPMB -së në Bujanoc në një  organizim  aktivitetesh ka përkujtuar  rënien të dëshmorëve të kombit Sherif Junuzi dhe Enver Bajrami.   

 2

    Në fshatin  Breznicë  të komunës së  Bujanocit  u përkujtua jeta dhe vepra heroike e Dëshmorëve    të UÇPMB-së Sherif Junuzi dhe Enver Bajrami.

     Me rastin e 14  vjetorit të rënies së dëshmorëve  të UÇPMB-së  Sherif Junuzi dhe Enver Bajraminë Breznicë   të Bujanocit   kishin ardhur familjarë, bashkëluftëtarë për të përkujtuar veprën heroike të  tij.

   Me këtë rast para të pranishmëve  Ish-shefi politik i UÇPMB-së,  njëherit dhe kryetari i Kuvendit Komuanal të  të Bujanocit Jonuz Musliu,  para të pranishmëve  lavdëroi veprën  e dëshmorëve .

 Ndërkaq para të pranishmëve  për rëndësinë e tyre foli dhe Kryetari i komunës së Bujanocit  Nagip Arifi.

n

 14 vite më parë, krismat e pushkëve të Enverit dhe Sherfit, bënë kthesën më të madhe historike të luginës së Preshevës.

Enveri dhe Sherifi u rritën në frymën më të pastër patriotike që në fëmijëri, duke mësuar se si duhet dhe mbrohet atdheu.
Enveri dhe Sherifi, vazhduan amanetin e Bacës Lam, nga i cili u inspiruan për atdhedashuri.
Dhe pikërisht këtu në Breznicë, filluan edhe celulat e para të UCPMB-së duke marr jehonë në mbarë Shqiptarinë  u tha në tubim .

      Enver Rasim Bajrami i lindur me 30.09.1976 – 21.04.2000 Z.O.e Breznicës Brigada 112
Enveri u lind në Breznicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme në Roganë.
Enveri ishte edhe ushtarë i UÇK-së brigada 172 Isa Kastrati.
Në UÇPMB ishte një ndër të parët në themelimin e saj.

    Sherif Faik Jonuzi i lindur më 28.12.1978 – 21.04.2000 Z.O. e Breznicës Brigada 112.
Sherifi u lind në Breznicë shkollën fillore e kreu në vendlindje të mësmen në Roganë, më pas vijoi shkollimin e lartë në shkollën Petagogjike Skendërbeu në Gjilan.
Sherifi mori pjesë në luftën e UÇK-së në Z.O. të Karadakut e pastaj në zonën operative të Pashtrikut, mori pjesë në operacionin ”Shigjeta” në luftën e UÇPMB-së ishte ndër themeluesit e parë, ra heroikisht së bashku me Enver Bajramin në Gjergjec.Pas rënjes heroike të tyre, menjëher emërtohet edhe brigada 112 ”Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”./Lugina Press/