Home Aktuale Bujanoc: Përfundon Festivali Ballkanik i Folklorit(video)

Bujanoc: Përfundon Festivali Ballkanik i Folklorit(video)

215
0
SHARE

Në organizim të Shoqrisë Kulturo Artistke “Jehona” nga Tërnoci,  në Bujanoc për dy ditë rradhazi është mbajtur, Festivali Ballkanik i Folklorit.

Në ditën e parë të festivalit  Shka”Jehona” nga Tërnoci,  Ansambli”Zëri Kosovës” nga Fush Kosova , Ansambli i Këngëve dhe Valleve ”Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli”Soko” nga Bujanoci kanë defiluar në qytetin e Bujanocit.

Më pas  përfaqësuesit e tyre kanë vizituar kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin dhe  Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ku i priti ku i priti kryetari i këtij organi Jonuz Musliu me bashkëpunëtorë.

Ndërkohë në shtëpinë e kulturës është  mbajtur  një program kulturo artsitik me valle të ndryshme.

Festivalin Ballkanik të Folklorit e shpalli të hapur kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i cili me këtë rast  tha se është kënaqësi e veçant që jamë në mesin tuaj dhe është kënaqësi e veçant që Bujanoci sonte është nikoqir i një nisme të re për komunën tonë, një nisme të re e cila në plan të parë ka kulturën.

Fjalën e rastit e mori  edhe kryetari i Këshillit Kombëtar  Shqiptar Junuz Musliu dhe koreogarfi i mirënjohur nga Kosova, Dilaver  Kryeziu. E Më pas performuan Ansamblet me vallet e tyre të përgaditura.

    Në natën e dytë të festivalit pjesëmarrës ishte dhe Ansammbli”Gjilani”nga Gjilani dhe Shoqëria Kulturo Artistike”Presheva Johon” nga Presheva.

Me këtë rast koreografi magjistër Dilaver Kryeziu për Lugina Press theksoi se sinqerisht ju them  se në trojet shqiptare as një herë më parë nuk është mbajtur nëj festival i tillë.

Në festival shkëlyen tetë ansamble nga tre shtete.Vitin tjetër i gjithë ballkani këtu do ti shpalosin vlerat e veta të mirëfillta folkolorike të valleve dhe të kostumeve theksoi Kryeziu.

Ndërkaq Abdurrahman Murati drejtor i festivalit  duke treguar për sakrificat rreth organizimit tw  festivalit falënderoi  donatorët.

Ky festival i ka dhwnw njw ngjyrw tw fuqishme nacionaliteteve qw jetojnw nw Luginw tw Preshevws,  theksoi mes tjerash  Astrit Ramizi drejtor i  Shka “Presheva Jehon” nga Presheva.

Festivali Ballkanik i Folklorit është mbajtur për herë të parë në Bujanoc ndërkaq është organizuar nga Shoqria Kulturo Artistke “Jehona” nga Tërnoci./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=X2z4uRktzr0   ” width=”560″ height=”315″]