Home Aktuale Bujanoc: Pensionohet profesor Ismet Haliti

Bujanoc: Pensionohet profesor Ismet Haliti

199
0
SHARE
Bujanoc, 8 janar – Ky vit shkollor në këtë gjysmëvjetor të parë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, po përmbyllet me pensionimin e profesorit Ismet Haliti, në moshën 65 vjeçare, si ligjërues i lëndës së Filozofisë dhe Sociologjisë, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij në arsim.
Në shenjë respekti për kontributin e tij të çmuar në fushën e mësimdhënies, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, ka falënderuar profesorin Ismet për kontributin e tij dhënë kësaj vatre arsimore të diturisë, gjatë angazhimit të tij në shkollën tonë.
Drejtori dhe kolektivi i shkollës, gjithashtu ia kanë uruar pensionimin profesor Ismetit që të ketë së pari shëndet dhe njëherësh i kanë dëshiruar shëndet dhe pension të rehatshëm gjatë jetës së tij.
Profesori Ismet Haliti, i cili për më se një dekadë edukoi me ditar në dorë nxënësit e tij, sot i la lamtumirën nxënësve, ditarit dhe kolektivit të shkollës, ngase këtë dëshirë të madhe gjatë jetës së tij që pati për edukimin e nxënësve ia ndërpreu pensionimi në moshën e caktuar.
Profesori Ismet theksoi: “Janë këto momente tejet të vështira të ndahesh nga nxënësit, kolegët e nga zilja e shkollës, por gjithashtu do të thosha se janë momente tejet të lumtura të kontribuosh, arsimosh dhe të edukosh me vite breza të ndryshëm të rinjsh, ndaj ndjej në vete një krenari dhe jam shumë i lumtur që tërë jetën time kam pasur dëshirë ta kaloi me nxënës ku ata ishin inspirimi im më i madh, ndaj unë, ndonëse jo gjithmonë e kalova këtë jetë shkollore me nxënësit dhe pranë tyre, ngase vetëm dekadën e fundit e kalova me ta, por megjithatë do t’i kujtojë në çdo moment të jetës sime”.
Profesor Ismeti ishte mjaft i respektuar nga nxënësit, drejtoria dhe kolektivi i shkollës ku tregoi një miqësi me sjelljen dhe urtinë e tij prej mësimdhënësi dhe pedagogu të zellshëm.
“Nga zemra dhe me shumë respekt i falënderohem të gjithë nxënësve që kam pasur rastin të punoj me ta dhe për respektin që kanë pasur ndaj meje, ndërsa për nxënësit e ardhmërisë kam një apel që të mësojnë, të edukohen dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë”, shprehet i ngazëllyer profesori Ismet.
Me këtë rast drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe profesorët e kësaj vatre arsimore e kanë vlerësuar lartë punën e mirë të profesor Ismetit, i palodhshëm me angazhimin në misionin e tij edukativo-arsimor.
Metali Krasniqi