Home Aktuale Bujanoc: Me Xixëllonjat e Lezhës nesër fillon Java e Nëntorit (agjenda)

Bujanoc: Me Xixëllonjat e Lezhës nesër fillon Java e Nëntorit (agjenda)

96
0
SHARE

Shtëpia e kulturës “Vuk Karagjiq” në Bujanoc në bashkëpunim me pushtetin lokal  dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar për nderë të festës së 28 Nëntorit organizon aktivitete të ndryshme kulturore.

Java e nëntorit  do të fillojë  nesër me teatrin e kukullave  “ Xixëllonjat e Lezhës” shfaqje për fëmijë nga ora 19:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Më 22 nëntor nga ora 13:00 në sallën e vogël,program me rastin e ditës së alfabetit.

Programi festiv do të organizohet më 28 Nëntor në shtëpinë e kulturës duke fillluar nga ora 12:00./Lugina Press/