Home Aktuale Bujanoc :Mbahet tribunë për trashëgimin kulturore shqiptare e serbe

Bujanoc :Mbahet tribunë për trashëgimin kulturore shqiptare e serbe

137
0
SHARE

Gjatë ditë së djeshme në zyrën e OSBE-së në Bujanoc është mbajtur tribunë me tëmën “Trashëgimia kulturore në Bujanoc“ në të cilën morën pjesë nxënës të shkollës së mesme në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Profesori nga   nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”,    Gëzim Selimi, para të pranishmëve në ligjëratën e tij paraqiti  trashigminë  kulturore shqiptare ndër vite ku u diskutua rreth shkollave të para , objekteve fetare , veshjet kombëtare , vallet , traditat etj

Me  këtë rast nxënesit e shkollës së mesme “Sveti Sava” u njoftuan rreth traditave dhe kulturës shqiptare dhe  nxënësit shqiptar rreth traditave e kulturës serbe të  komunës  së Bujanocit.

Nuk mungonin as panelistet serb ku njëri prej tyre gatë bisedës  rreth raporteve multietnike nëpërmes nacionaliteteve që  jetojnë  në   Bujanoc,u shpreh që  të  jemi të përbashkë  dhe jo egoist.

Tribunën e udhëheqi Hylja Ahmeti ndërsa është zhvilluar në gjuhën shqipe dhe atë serbe me përkthimin për të dy palët pjesëmarrëse   ndërkaq është  zhvilluar me ftesë të OSBE-së    .