Home Aktuale Bujanoc: Mbahet seanca e njëzet e dytë(XXII) e këshillit komunal

Bujanoc: Mbahet seanca e njëzet e dytë(XXII) e këshillit komunal

185
0
SHARE

Është zhvilluar seanca e njëzet e dytë(XXII) e këshillit komunal të Bujanocit. Fillimisht është  mirtuar procesverbali  i seancës së kaluar.

Propozim vendimi i rebalansit  të buxhetit  të komunës së Bujanocit për  vitin 2018 ishte një nga pikat kryesore të kësaj senace.Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi  tha se ne peresim që diku 96%  e buxhetit   të realizohet për këtë vit,  që është një realizmin real i të hyrave dhe të dalurave të komunës.

Në seancë është biseduar dhe për interesimin e prindërve shqiptarë për zgjerimin e kapaciteteve të çerdhës “Gzimi Ynë” në Bujanoc ,  që të hapen një deri në dy paralele në gjuhën shqipe.

Urdhëresa  për lirimin e haspësirave  në ndërtesën  e shtëpisë së kulturës  nga Tevizoni  Bujanoci  ishte pika tjetër e kësaj seance.  Kryetari  Kamberi tha se kjo hapësirë i’u kishte dhënë në shërbim  Televizonit Bujanoci kur ishte ndërmarrje publike por me privatizmin e tij dhe me zvogëlimin e nurmrit të punëtorëve  ka rënë nevoja për shfrytëzimin e asaj hapësire.

Gjatë kësaj senace është bërë propozimi  për formimin e  komisionit  për ndarjen e bursave të studentëve, sipas kryetarit Kamberi kjo është bërë më herët  me qëllim që me një her pas vitit të ri të shpallet konkursi që sa paku nga mesi i marsit ti ia ndajmë  burast studentëve.

Kjo ishte cenca e njëzet e dytë(XXII) e këshillit komunal të Bujanocit për vitin 2018.