Home Aktuale Bujanoc :Mbahen garat në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare

Bujanoc :Mbahen garat në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare

316
0
SHARE

Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot në Shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ka organizuar garën për nxënësit e klasave të VII(shtatë) në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë joamtare.

20160408_095842

 Pjesëmarrës në gara ishin nxënësit e  katër  shkollave nga Presheva dhe Bujanoci, shkolla këto në të cilat nga shtatori i vitit 2015 janë të angazhuara asistente në mësimdhënie. Angazhimi i asistenteve të lartëpërmendura është rezultat i implementimit të rekomandimeve nga “Studimi mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, projekt ky i implementuar nga Trupi Koordinues dhe Ministria e arsimit, ndërsa i finansuar nga ambasada e Britanisë së Madhe e akredituar në Beograd.

20160408_095923

Të inkuadruara në implemetimin e projektit në fjalë janë: Shkolla fillore “Naim Frashëri” dhe “Muharrem Kadriu” nga komuna e Bujanocit dhe “Ibrahim Kelmendi” dhe “Selami Hallaçi” nga komuna e Preshevës./Lugina Press/