Home Aktuale Bujanoc: Maturantët festuan mbrëmjen e maturës (Foto+video)

Bujanoc: Maturantët festuan mbrëmjen e maturës (Foto+video)

1396
0
SHARE

  Maturantët e shkollës së mesme ‘’ Sezai Surroi’’ në Bujanoc, mbrëmë kanë festuar mbrëmjen e maturës në restorantin ‘’Breta Palace’’, në Bujanoc.

b5

 Kohëve  të fundit në rajonin e Luginës së Preshevës, në mënyrë solemne shënohet nata e maturës, madje edhe  semimatura  nëpër shkollat fillore,

   Ndaj,  maturantët  e shkollës së mesme ‘’ Sezai Surroi’’ në Bujanoc  mbrëmë kanë festuar mbrëmjen e maturës, me ç’ rast nxënësve të dalluar drejtori i shkollës së mesme  Zejni Fejzullahu, iu ka ndarë mirënjohje.

 Fejzullahu ka shprehur kënaqëinë e tij për sukseset e maturantëve të katij viti shkollorë.

 Për t`u përshëndetur dhe për t`i parë në defilimin e tyre maturantët , në oborrin e restorantit ishin tubuar familjarë, shokë , të afërm të tyre, qytetarë të tjerë nga  komuna e Bujanocit, madje  nuk kishin  munguar as karrocat e fëmijëve.

   Maturantët të entuziazmuar nga nata e fundit festive e tyre, u shprehën të gjithë të lumtur që  katër vitet e tyre  kanë  kaluar  si një familje  dhe se    bankat shkollore, do të mbesin   të paharruara për ta

 Të gjithë maturantët dukeshin të entuziazmuar për këtë natë magjepse derisa    shumica prej tyre deklaruan se do të vazhdonin studimet.

Ndërkaq për dallim nga vitet e kaluara  këtë vit nuk është bërë defilimi i maturantëve nëpër rrugët e qytetit të Bujanocit, derisa kjo është  një notë pozitive thonë qytetarët./Lugina Press./