Home Aktuale Bujanoc: Kryetari Arifi vëzhgon situatën në terren

Bujanoc: Kryetari Arifi vëzhgon situatën në terren

26
0
SHARE

Pas shpalljes së situatës së jazhtëzakonshme në disa vende në Serbi, kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi ka vizituar disa terrene ku mund të ketë rrezik për banorët e kësaj komune.

2

  Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi  i cili njëherit është edhe komandant i shtabit për situata të jashtëzakonshme,  pas   të reshurave të shumta  të shiut  dhe shpalljes së situatës së jazhtëzakonshme në disa vende në Serbi ka vëzhguar gjendjen e lumit në fshatin Tërrnoc, pastaj lumin “Morava” në fshatin Lluçan,  si dhe urën e moravës jugore në drejtim të Jugokopit.

 “Sa  i përket situatës në komunën e Bujanocit  është stabile dhe  nën kontroll, dhe nuk ka ndonjë rrezik për banorët e komunës së Bujanocit. Jemi në gjendje  gadishmërie nëse situata del nga kontrolli” tha mes tjerash  kryetari Arifi.

     Po ashtu  sot shtabi për situata emergjente  të cilin e drejton  kryetari i Komunës Nagip Arifi kanë mbajtur  mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën  është  shqyrtuar situata aktuale pas reshjeve të shumta  të shiut edhe  në Komunën e Bujanocit.

 Ndërkaq  në shumë vende në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme  ndërkohë po qe se vazhdojnë edhe me tej  të reshurat  e pandërprera të shiut,   pritet që Qeveria e Serbisë të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e republikës së Serbisë./Lugina Press/