Home Aktuale Bujanoc: Konkluzionet e reja nga shtabi për situata të jashtëzakonshme për...

Bujanoc: Konkluzionet e reja nga shtabi për situata të jashtëzakonshme për mbrojtje nga Covid-19

770
0
SHARE

Република Србија – Republika e Serbisë

ОПШТИНА БУЈАНОВАЦ – KOMUNA BUJANOCIT

Штаб за ванредне ситуације

Shtabit për situata të jashtëzakonshme

Број – Numër: 82-296/20

Датум – Më datë: 29.07.2020

Б у ј а н о в а ц – B u j a n o c

 

 

Në bazë të nenit  41. paragrafi 4. të Ligjit mbi zvogëlimin  e rrezikut nga katastrofat dhe menaxhimin me situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”. nr. 87/18), të nenit 17 dhe nenit 18. të Dekretit 13 mbi përbërjen, mënyrën dhe organizimin e punës të shtabeve për situata të jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”. nr. 27/2020), Shtabit për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në pajtim me rekomandimet e Shtabit të krizave të Republikës së Serbisë dhe të dispozitave të Dekretit mbi masat për parandalimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 66/20, 93/20,  94/20 , dhe 100/20 të datës 16.07.2020), në seancën e mbajtur më 28.07.2020. ka nxjerrë këtë:

K O N K L U Z I O N

I

 

Në bazë të Raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit si dhe të Raportit të Drejtoratit për punë të inspeksionit mbi ekzekutimin e kontrollit ndaj respektimit të zbatimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe nga të gjithë punëdhënësit në territorin e Komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është kritike, nga dita në ditë është duke u shtuar numri i vizitave mjekësore në Ambulancën covid dhe me këtë edhe numri i të sëmurëve, si dhe masat e ndërmarra mbrojtëse nuk janë duke u respektuar në masë të duhur.

 

Me qëllim të zvogëlimit të përhapjes së virusit COVID – 19 janë marrë këto masa të veçanta të mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet ngjitëse:

 

1.Deri sa zgjatë rreziku nga përhapja e sëmundjes ngjitëse COVID-19, gjatë kohës së qëndrimit në vendet publike dhe në hapësira të mbyllura, qytetarët janët ë obliguar që, për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse COVID-19, që patjetër të bartin maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancën e ndërsjelltë prej së paku një metër e gjysmë në mes dy personave të cilët nuk jetojnë në të njëjtën familje, përkatësisht në çdo 4m2 mund të jetë i pranishëm vetëm një person.

 

2.Në vendet publike në hapësira të hapura, nëse nuk mështë e mundur mbajtja e distancës mes dy personave prej së paku një metër e gjysmë (para shitoreve, farmacive, në pikat e ndalje ssë autobusëve dhe pikat e tjera të ndaljes dhe të ngjashme), bartja e maskave mbrojtëse është e obligueshme.

 

3.Në trafikun rrugor dhe hekurudhor të transportit të udhëtarëve është e obligueshme bartja e maskave mbrojtëse.

 

4..Prindërit e fëmijëve të mitur ose të fëmijëve me nevoja të veçanta, përkatësisht kujdestarët e tyre janë të obliguar që të sigurojnë se fëmijët të bartin maska mbrojtëse në rastet nga parag. 1 deri në parag. 3.

 

  1. Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i klubeve të natës, ashtu që këto objekte nuk do të punojnë nga ora 21:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,

 

6.Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që kanë veranda dhe i klubeve të natës, ashtu që këto objekte nuk do të ofronë shërbime hoteliere në pjesën e mbyllur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (veranda) nga ora 21:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,

 

  1. Pronarët e objekteve hoteliere janë të obliguar që punën e objekteve hoteliere ta përshtatin ashtu që në një tavolinë nuk mund të ulen më shumë se dy persona, përjashtimisht nëse kemi të bëjmë me prindër dhe fëmijë të mitur ose persona që jetojnë në të njëjtën familje, krahas distancës së detyrueshme prej dy metrash në mes të tavolinave,

 

  1. Pronarët e objekteve hoteliere janë të obliguar që në vend të dukshëm ta shpalosin numrin e personave që mund të qëndrojnë në objekt,

 

  1. Ndalimi i përdorimit të pishinave të hapura dhe të mbyllura, qendrave SPA dhe qendrave viles.

 

  1. Zbatimi i masave mbrojtëse në objektet fetare dhe me rastin e kryerjes së riteve fetare,

 

  1. Zbatimi i masave mbrojtëse në sallonet e kozmetikës dhe frizerëve, salloneve të bukurisë, qendrave të fituesit dhe palestrave,

 

  1. Dezinfektimi i shpeshtë i trotuareve, shesheve në Bujanoc de i objekteve publike në bashkësitë lokale,

 

  1. Larja e shpeshtë e rrugëve dhe sipërfaqeve publike krahas përdorimit të mjeteve dezinfektuese,

 

  1. Ndalimi i organizimit të solemniteteve (dasmave, kurorëzimeve, pagëzimeve) në objektet hoteliere si dhe organizimi i manifestimeve sportive dhe manifestimeve të tjera argëtuese,

 

  1. Qytetarëve iu rekomandohet që gjatë festave (Bajramit dhe festave ortodokse) të mos tubohen por festat t’i shënojnë në rrethin familjar,

 

16.Në shumë prej 5.000,00 dinarë do të gjobitet personi fizik që shkelë masën e bartjes së obliguar të maskës mbrojtëse në transportin publik, në vendet publike dhe në hapësirat e mbyllura,

 

  1. Kontrollin e zbatimit të këtyre masave e ushtron Inspeksioni komunal i Administratës komunale Bujanoc krahas asistimit të pjesëtarëve të Inspeksionit sanitarë, Inspeksionit të punës, Inspeksionit të turizmit dhe Stacionit policor.

 

III

 

Konkluzioni hynë në fuqi në ditën e miratimit, më 29.07.2020.

 

IV

 

Konkluzioni t’i dërgohet: Kryeshefit të Administratës komunale, të gjitha NP dhe EP themelues i të cilave është Komuna e Bujanocit, Drejtoratit të për punë të inspeksionit në AK Bujanoc, medieve, të gjitha subjekteve ekonomike dhe punëdhënësve në territorin e Komunës së Bujanocit, Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë dhe Arkivit të Shtabit.

KOMANDANT I SHTABIT,

                                                                                                           Nagip Arifi