Home Aktuale Bujanoc: Hapet fabrika e tekstilit, punësohen 30 gra

Bujanoc: Hapet fabrika e tekstilit, punësohen 30 gra

151
0
SHARE

 Kompania “Blerimi Komerc” nga Bujanocit sot ka hapur minfabrikën e parë të tekstilit me çrast janë punësuar 30 femrave të kësaj komune.Kjo fabrikë është ndihumar  edhe nga pushteti lokal 1.300.000 dinarë  për punën 1 vjeçare të 15 punëtoreve.

Në mënyrë solemne sot ëshët bërë  hapja e minfabrikës   nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit si dhe menaxherit të Kompanisë “Blerimi Komerc” Blerim Kamberit.

 Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se, komuna ka hapur konkurs për bizneset vendore dhe parasëgjithash i kemi dhënë prioritet gjinisë femërore në kuadër të konkursit të cilin e ka bërë zyra për zhvillim ekonomik lokal me vendim të këshillit komunal.

“Sot është një privilegj që hapëm këtë puntori të tekstilit ku kemi ndihmuar nga buxheti i komunës me 1.300.000 dinarë, për punën 1 vjeçare të 15 punëtorëve, kurse të tjerat është zotuar se do ti paguaj kompania “ Blerimi Komerc”.” Tha Arifi. Ndërsa menaxheri i kompanisë “Blerimi Komerc” nga Bujanoci Blerim Kamberi u shpreh se, “në të ardhmën do të vazhdojmë me rritje e kapaciteteve tona, parasegjithash fuqis punëtore, falënderoi kryetarin e komunës për ndihmën e ofruar, në këtë drejtim ngase nuk do të kishte qenë e mundur që sot të kemi këtë numër të të punësuarve”

Në këtë puntori do të qepen uniforma me porosi si dhe veshje të ndryshme me kërkesa nga butiqet. Femrat që janë punësuar në këtë puntori shprehen shum të lumtura sepse siç thonë ato, këto të ardhura do të jenë ndihmesë e madhe për familjet e tyre, duke falënderuar kompanin “Blerimi Komerc” dhe pushtetin lokal.  Për të gjithë të pranishmit dhe për fillimin e një pune të mbarë ishte përgaditurë një koktej rasti./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=5yNOClX0HoM   ” width=”560″ height=”315″]