Home Aktuale Bujanoc: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me xhaxhin piktor(video&foto)

Bujanoc: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me xhaxhin piktor(video&foto)

1067
0
SHARE

 Për nderë të kësaj dite të veçant të fëmijëve  organizata “Beyond ” në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe të Preshevës këtë vit kanë sjellur piktorin e njohur shqiptar Kosta Zhonga ose siç njihet ndryshe xhaxhi piktor në mesin fëmijëve të rajonit tonë.

Fillimisht Kosta Zhonga u prit nga kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi me bashkëpunëtor.

Me këtë rast   shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Rahim Salihu falënderoi piktorin që ka gjetur kohë të jetë në mesin e fëmijëve të rajonit tonë. Nga ana  tjetër edhe Kosta Zhonga falënderoi organizatorët që kanë mundësuar të jetë në mesin e fëmijëve të luginës.

Ndërkohë xhaxhi piktor ishte në mesin e fëmijëve në qendër të Bujanocit  me të cilët pikturuan së bashku. Piktori  i njohur Kosta Zhonga gjatë pas ditës së sotme ishte edhe në mesin e fëmijëve të komunës së Preshevës./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=V_jtmsGi57U   ” width=”560″ height=”315″]