Home Aktuale Bujanoc: Bizneseve lokale i dorëzohen kontratat për subvensionim nga Trupi Koordinues

Bujanoc: Bizneseve lokale i dorëzohen kontratat për subvensionim nga Trupi Koordinues

177
0
SHARE

Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc,sot është bërë dorëzimi  i  kontratave për sipërmarrësit të cilëve iu janë miratuar mjetet për subvensionim në konkursin e Trupit Koordinues.

1

Në këtë ngjarje kanë  marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi,  kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi,  kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq,  dhe përfaqësuesit e 15 subjekteve ekonomike.

sh1

Tetë kompani lokale nga Bujanoci  kanë fituar këtë subvencionim   me vlerë pre 22 milion dinarë  për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre:  Minor kom Bilaç, Korniza Bujanoc, Niki com-Bujanoc, Termopan Glass-Bujanoc, Vëllezërit Osmani-Bilaç, Unikat Bujanoc, Labi Comerce-Bujanoc, OD MIS –Sveta Petka”.

Ndërsa për komunën e Preshevës nga Trupi Koordinues janë siguruar 16.743.552,40 dinarë.

“Kompanitë të cilat këtë vit me vendim të komisionit u subvencionuan janë “NURA” shpk, 15 Nëntori pn, Preshevë – 2.950.000 dinarë, “Fluidi”, Zhunicë, Preshevë – 3.000.000,  “SHERA” shpk, Raincë, Preshevë – 2.976.372, “Maj Com”, Abdulla Krashnica 17, Preshevë – 3.000.000, “Limani Com”, Raincë, Preshevë – 1.817.180 dhe “Keramika”, Corroticë, Preshevë – 3.000.000 dinarë”,