Home Aktuale Bujanoc: BIPBM dhe shoqëria civile vizituan kryqin e kuq lokal

Bujanoc: BIPBM dhe shoqëria civile vizituan kryqin e kuq lokal

102
0
SHARE

Një delegacion nga radhët e BIPBM-së dhe Shoqërisë Civile “Perspektiva”, vizituan Kryqin e Kuq lokal në Bujanoc.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi më shpalljen e Apelit për ndihmë viseve të përmbytura nga vërshimet e shiut në Serbi dhe rajon.

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, u interesua nga autoritetet e Kryqit të Kuq lokal, se si janë duke rrjedhur aksionet rreth grumbullimit të ndihmave dhe sa po i përgjigjen institucionet dhe qytetarët aksionit për ndihmë njerëzve dhe rajoneve të prekura nga vërshimet dhe përmbytjet.

Shefi i Kryqit të Kuq lokal, Damjan Popoviç, pasi përshëndeti delegacionin e udhëhequr nga Myftiu Saqipi, falënderoi institucionet dhe qytetarët, të cilët po ofrojnë ndihma për të rrezikuarit nga vërshimet. Gjithashtu, ai, paraqiti nevojën edhe më tej të grumbullimit të ndihmave në gjëra ushqimore dhe higjienike, pastaj ndihma në veshmbathje dhe ujë.

Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtejmë rreth grumbullimit të ndihmave në këto momente të vështira nëpër të cilën po kalojnë njerëzit dhe rajonet e dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet.

Delegacioni në fund, vizitoi punktet e grumbullimit të ndihmave.