Home Aktuale Bujanoc: Adnan Veliu nga Letovica humb jetën në vendin e punës

Bujanoc: Adnan Veliu nga Letovica humb jetën në vendin e punës

153
0
SHARE

Adnan Veliu nga fshati Letovicë komuna e Bujanocit sot aksidentalisht ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Bujanoc, ku punonte në një punëtori të granitit.

Gjatë këtij aksidenti fatal lëndime kanë pësuar edhe dy punëtorë të tjerë të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe gjenden në spital. Varrimi i të ndjerit sipas faqes sociale të fshatit Letovicë do të bëhet të premtën pas namazit të Ikindisë. Ngushllime familjes Veliu nga Letovica e Bujanoci.