Home LAJME Buffon: CR7 meriton Topin e Artë, Messi më i miri

Buffon: CR7 meriton Topin e Artë, Messi më i miri

130
0
SHARE

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, beson se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo meriton që ta fitojë këtë vit Topin e Artë.

Buffon beson se Ronaldo, i cili inspiroi Realin drejt Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, meriton që ta fitojë Topin e Artë por se më i miri vazhdon të mbetet Messi.

“Për mua, Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë. Ai e meriton atë”.

“Edhe nëse nuk do ta kishte fituar ligën e Kampionëve, mendoj se duhet që të shpërbleni njeriun më të fortë të momentit në futboll”.

“Por, pa bërë paragjykime, unë mendoj se lojtari më i mirë prej të gjithëve është messi, sepse ai kur është në 100% të formës është i pandalshëm”.

“Nuk ka shumë dallim mes të dyve. Ata janë afër. Por, Ronaldo ka qenë vendimtar dhe profesional në dy vitet e fundit’, potencoi Buffon.