Home Aktuale Brenda 13 ditëve fillon aksioni për pagesë të detyruar i bprxhit...

Brenda 13 ditëve fillon aksioni për pagesë të detyruar i bprxhit të rrymës elektrike

123
0
SHARE

Pagesa e borxhit për rrymë elektrike do të filloj për 13 ditë, andaj 200 pagues privat do të fillojnë të trokasin në rreth 100.000 shtëpi që kanë borxh për rrymë.

Shënjestër do të jenë të gjithë ata që nuk kanë paguar llogaritë për rrymë nga korriku deri në nëntor të vitit të kaluar, të cilat EPS vetëm se i ka paralalajmëruar.

Përpunimi i rreth 100.000 lëndëve kemi filluar në fund të muajit gusht, tani po llogarisim harxhimet e atyre që quhen si pagues të detyruar të cilët i paguan EPS, ndërsa me 25 shtator do të fillojnë të kryejnë pagesat.

Ata që kanë borxh, në fillim mund të presin ndalesë administrative të rrogë ose pension. Ata që nuk marrin rroga, do ti kontrollohet llogaria në bankë, ndërsa pagesa e borxhit mund të kryhet edhe me marrjen e gjërave të lëvizhshme, si automobili, motori po edhe patundshmëri.

Gjërat që janë të nevojshme dhe patjetër për jetën e borxhliut dhe familjes së tij nuk do të konfiskohen, si frigoriferi, krevati, shporeti, kafshët shtëpiake dhe disa gjëra të tjera.