Home Aktuale Botohet numri i nëntë i revistës letrare “Qëndresa”

Botohet numri i nëntë i revistës letrare “Qëndresa”

307
0
SHARE
Doli nga shtypi numri i ri, i 9-ti me radhë, i të vetmes revistë letrare në tri komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Revista “Qëndresa” është organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, vjetore, dhe është gjithpërfshirëse. Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë shkrime në poezi, prozë, letërsi botërore, studime e kritika dhe aforizma. Kjo revistë e jona dhe e juaja nuk do ta kishte parë dritën e botimit, po të mos ishte kontributi i madh, i një njeriu të madh, kombëtar, veprimtarë i denj i kulturës e i artit, humanisti i njohur z. Qenan Hamdiu Vlora, të cilin e falënderojmë nga thellësia e shpirtit, ne, redaksia dhe lexuesit e kësaj reviste.
Bilall Maliqi, kryeredaktor