Home Kulturë Botimet e para të Kur’anit në Evropë

Botimet e para të Kur’anit në Evropë

79
0
SHARE

Ky artikull është botuar në revistën “Hikmet”, nr. 2, Verë, Prishtinë 2013, organ i “Institutit për shkencat humane – Ibni Sina”. 

Prof. asc. Dr. Isa Memishi

Botimi i parë i Kur’anit me tekst arab është ai që është botuar në Venecia. Viti i saktë nuk dihet, por ka të ngjarë të ketë qenë përafërsisht kah viti 1130.1 Duhet theksuar se deri më 2006 është supozuar se gjithë kopjet e botimit të parë të Kur’anit ishin djegur me urdhër të Sacra Congregatio. Ky institucion kishte ndaluar botimin e Kur’anit qoftë në origjinal apo të përkthyer.2 Të njëjtin fat e kishte pësuar edhe përkthimi i parë i Kur’anit. Sipas Dr. Mustafâ as-Sebāī, nga frika e qarqeve kishtare se ky përkthim do të ketë ndikim tek opinioni i krishterë dhe do të ndikojë në kalimin e të krishterëve në Islam, u mbajt në fshehtësi nga murgu Cluny, në jug të Francës.3

Katër shekuj më vonë, në vitin 1542 tre studiues në Bazel të Zvicrës u përpoqën që të botojnë këtë përkthim, por bashkia e qyteti pengoi botimin dhe nuk lejoi të shpërndahet ky përkthim i Kur’nit, duke e trajtuar si herezi dhe pabesi dhe duke mos lejuar që të promovohet në mesin e të krishterëve.

1 Christian Friedrich von Schnurrer, Bibliotheca Arabica, nr. 367. Bibliotheca Arabica është një monografi e orientalistit gjerman Schnurrer, ku ka përfshirë gjithë veprat e botuara arabisht dhe që kanë të bëjnë me arabishten në Evropë.
2 Ḳāsim as-Sāmarānī, aṭ-Ṭibāťu-l-’arabijeťi fī Ūrūbā, Nedveť Tārīḥu-ṭ- ṭ ibāťi-l-’arabijeťi hattâ intihāi-l-ḳarni-t-tāsi’ ‘ashere, 1995, Ebū Ḍabī, f. 60.
3. Muhammed Fet’hullah a-Zijādī, Ḓāḫireťu intishāri-l-slāmi ve mevḳifu be’ḍu-l-musteshriḳīne minḫā, Tripoli, 1983. f. 65.

152 Dr. Jane Dammen McAuliffe

Mirëpo, këta studiues vendosën që të botojnë këtë përkthim dhe me këtë ta vënin bashkinë para aktit të kryer.1

Dr. Jahjâ Mahmūd, studiues nga Arabia Saudite, ka bërë të ditur se një Kopje nga botimi i e parë i Kur’anit, i botuar në shekullin e gjashtëmbëdhjetë ende ekziston në Itali. Dr. Jahjâ Mahmūd gjatë ligjëratës që ka mbajtur në Konferencën “Marrëdhëniet arabo italiane”, e organizuar nga “Qendra për hulumtime dhe studime islame Melik Fajşal” në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Arabinël Saudiete ka bërë të ditur se përkundër supozimeve se asnjë ekzemplar i botimit të parë të Kur’anit në vitin 1530 nuk ekziston, megjithatë një ekzemplar i këtij botimi ekziston në Bibliotekën e manastirit françeskan të Vendikut.2 Ky studiues pohimet e tija i bazon në studimin e studiueses italiane Angel (?) Kjo studiuese, sipas Dr. Jahjâ Mahmūd-it, punimit të saj ia ka bashkangjitur një kopje të kopjuar nga botimi parë në format të madh në 232 fletë. Kur’ani është botuar me germa arabe të shtypura në mënyrë diagonale. Botimi është i pajisur edhe me shënime në margjina të tekstit dhe aty këtu mes disa rreshtave të tekstit në origjinal është shtuar edhe përkthimi në italisht. Dr. Jahjâ Mahmūd pohon se ai vetë e ka parë këtë kopje në Itali dhe se kopja është e ruajtur në gjendje shumë të mirë dhe e botuar në letër të ilustruar me germa shumë të mira. Ai më tej pohon se, duke pasur parasysh vlerën dhe rëndësinë që ka kjo kopje e botimit të parë të Kur’anit, është i ndaluar çdo shumëzim apo incizimi. Dr. Jahjâ Mahmūd shton se “Qendra për hulumtime dhe studime islame Melik Fajşal” posedon një kopje të botimi të parë të Kur’anit të vitit 1537.3

Studiuesja italiane Angela (?) në punimin e saj pohon se ky botim ka qenë i plotë, por nuk iu është gjetur asnjë gjurmë deri në ditët tona. Ndër

1. Dr. Isa Memishi, Përkthimet e Kur’anit në gjuhët evropiane, Edukata Islame, nr. 102. Prishtinë, 2013.

3 Abdu-rr-rrahman Bedevī në Ḳamūs-l-musteshriḳīne, -l-’ilmi lilmelājīn, Bejrut, Liban, 1984, f. 302, për vit të botimit merr vitin 1530 kurse studiuesi saudit Dr. Jahjâ Mahmūd, për të njëjtin botim të Kur’anit, mer vitin 1537.

Pasqyrë e shkurtër e ekzegjezës bashkëkohore të Kur’anit 153

orientalistët më të vjetër që e përmendin këtë botim të Kur’anit është Thomas Erpenius në veprën e tij ″Bazat e gjuhës arabe″, Leyden 1620.1

Thomas Erpenius në vitin 1617, në shtypshkronjën e tij, botoi suren ″Jūsuf″ të vokalizuar në mënyrë të plotë me titullin arabisht dhe latinisht: ″Sureja Jūsuf me alfabet arabë″, kurse në latinisht mban titullin: Historia Josephi Patriarchae, ex Alcorano Arabice. Cum triplici versione Latina et scholiis Thomae Erpenii, cuius et Alphabetum Arabicum Praemittitur. Leidae, ex Typographia Erpeniana Linguarum Orientalium, 1917.2 Sureja Jūsuf me alfabet arab, historia e profetit Jūsuf e marrë nga Kur’ani në origjinal duke ia bashkangjitur tri përkthimet në latinisht me komentet, Tomas Erpeniusit. Në ballë kishte botuar alfabetin arab. Leyden, shtypshkronja Erpenius për gjuhë orientale, 1617. Johan Zaehnsdorf në dy fashikuj, pa datë të botimit, pati botuar nga dy sure të Kr’anit, Cygnea. Në fashikullin e parë janë botuar suret 101 dhe 103 dhe na fashikullin e dytë janë botuar suret 61 dhe 78. Botimi i këtyre sureve është bërë me alfabet arab i gdhendur në dru.

Në vitin 1646 në Amsterdam Christianos Rawios nga Berlini botoi trembëdhjetë suret e para të Kur’anit me alfabet latin dhe karshi tekstit në ″origjinal″ botoi edhe përkthimin në latinisht. Christianos përdori një metodë të veçantë duke skicuar germat arabe me germa latine.3

Johanes George Nisselius botoi suren e katërmbëdhjetë dhe suren e pesëdhjetë me tekst arab dhe me germa arabe duke i bashkangjitur tre përkthime në latinisht. Ky botim u shtyp në Leyden në shtypshkronjën ″Jo. Elsevier″, në vitin 1655. Kjo ishte shtypshkronja me germa arabe që ishte blerë nga shtypshkronja e Erpenius.

Matias Fredric Beckius botoi dy sure të Kur’nit, suren e tridhjetë dhe tetëdhjetë e tetë duke u bazuar në katër dorëshkrimet arabe. Ai botimin

1 Abdu-rr-rrahman Bedevī, vep.cit., f.302. 2 Ḳāsim as-Sāmarānī, vep.cit., f.73
3 Abdu-rr-rrahman Bedevī, vep.cit., f.1303.

154 Dr. Jane Dammen McAuliffe

e këtyre dy sureve e shoqëroi edhe me përkthimin në italisht dhe me koment. Botimi u bë me germa arabe. Augustae Vindelicorum 1688.

1. Botimi i plotë i Kur’anit me germa arabe, i cili gjendet edhe sot e kësaj dite, është ai që e kishte botuar prifti gjerman Abraham Hinckelmann (1652-1659) në Hamburg të Gjermanisë në shtypshkronjën Schultzio Schilleriana dhe në vitin 1694. Botimi kishte 560 faqe dhe në latinisht titullohej: ″Al-Coranus seu lex Islamitica Muhammedis, filli Abdallae pseudo prophetae, ad optimorum Codicum fiem edita ex museo Abraham Hinckelmanni, D.Hamburgi, ex offoina Schultzio-Schilleriana, anno″, 1694. 4o Pagg. 560. Qëllimi i botimit të Kur’anit të këtij prifti ishte që të bota krishtere të njihej me Botën arabe dhe me Islamin.1
2. Botimi më i mirë dhe që fitoi publicitetin më të madh, është botimi i plotë të cilin e përgatit Ludovico Marracci, prift që iu ishte bashkangjitur shoqërisë së ashtuquajtur ″Shoqëria, murgjit e nënës së Perëndisë″, Ludovico Marracci ishte i njohur si Papa Innocenti i XI. Botimi u bë në qytetin Pattavia në vitin 1698 në shtypshkronjën Seminarii. Titulli i plotë në latinisht i këtij botimi të Kur’anit është: ″Alcorani textus universus ex correctiorbus Arabum exemplaribus summa fide, atque pulcherrimis characteribus descriptus, eademque fide, ac pari diligentia ex arabico idionate in latinum traslatas, opposites unicuique capiti notis, atque refutatione: His omnibus praemissus est prodromus totum priorem tomum implens, in quo contenta indicantur pagina sequenti- auctore Ludovico Marraccio e congregatione clericorum regularium matris Dei, Innocentii XI. Gloriosissimae memoriae olim confessario″, Paravii, 1698.

Para se të botohej Kur’ani i tërë, në vitin 1691, në shtypshkronjën Congregatio de Propagatione Didei, shtypshkronjë e propagandës së Fidës, në mbikëqyrjen e Papës, në Romë u botua një vepër me titullin: Podromus ad Refutationem Alcorani. Ky ishte një udhërrëfyes për t’i shërbyer propagandës së Fidës. Vepra ishte në katër pjesë, format 8.

Më vonë kjo vepër propagandistike u botua në një botim të përbashkët me Kur’anin. Vepra u përgatit në dy vëllime: Vëllimi i parë përfshinte tekstin e Kur’init në arabisht dhe përkthimin në latinisht dhe disa fjali me të cilat

1 Jāsim as-Sāmarānī, vep.cit. f. 60.

Pasqyrë e shkurtër e ekzegjezës bashkëkohore të Kur’anit 155

janë bërë ca komente të tekstit të Kur’anit. Vëllimi i dytë përfshinte udhërrëfyesin e propagandës së Fidës.

3. Në vitin 1701 në Berlin u botuan pjesë të zgjedhura nga Kur’ani në arabisht, në persisht, në turqisht dhe në latinisht. Këtë botim e përgatiti Anderia Acoluthos, teolog dhe profesor i gjuhëve orientale në Bratislavë. Botimi ka gjithsej 57 faqe A4, titulli në latinisht është: ″Alcoranica, Sive specimen Alcorani Quadrilinguis, Arabici, Persici Turcici, Latini″, Në vetë titullin shihet se teksti i Kr’anit është krahasuar me tridhjetë dorëshkrime!

Tani duhet përkufizuar vetëm në botimet e plota të tekstit të Kur’anit. Mjafton të i referohemi veprës së C.F. Schunrrer ″Bibliotheca Arabica″, Halle, 1811, e cila na afron mjaft të dhëna për botimet e tekstit të Kur’nit në Evropë. Vepra në fjalë përfshin gjitha botimet në arabisht që janë botuar në Evropë deri në vitin 1810. Vepra e Schunrrer-it përmban diku rreth 500 tituj.

4. Botimi i plotë i Kur’anit me tekst arabë është shtypur në Petersburg në vitin 1787 me gjithsej 477 faqe i titulluar ″Al- Koran, Arabice″, Petropoli, 1787.

Ky botim është bërë nën përkujdesjen e mbretëreshës së Rusisë Katerina. Këtë botim Mbretëresha Katerinë e pati porositur për të përfituar shtetasit e sajë mysliman. Botimin u bë nën mbikëqyrjen e Mulla Uthman Ismaī’l-it.

Në fund të botimit është përmbajtja e xhuzeve të kur’anit, përmbajtja e sures al-Māidetu dhe sures së 14. Gjithashtu në fund të botimit është një tabelë me përmirësimet e gabimeve të shtypit si dhe disa komente në fusnota.

Ky botim i Kur’anit është ribotuar në vitin 1790 dhe në vitin 1793 pa asnjë ndërhyrje.

5. Kur’ani i plotë me tekst arab është botuar dy herë në vitin 1803 në Kazan, kryeqytet i Tataristanit. Këtë botim e mbikëqyruri Ahḳar I’bādullah ‘Abdu-l-’Azīz Tūḳṭamesh Bin ‘Aliī.
6. Botimi i cili do t’i tejkalojë gjitha botimet dhe do të bëhet bazament i botimeve tjera evropiane dhe pikë referimi për gjithë studiuesit evropian është botimi i Gustav Flügel-it në vitin 1834 në Leipzig, te botuesi i njohur Caroli Tauchnitii. Ky botim mban titullin në latinisht: ″Corani textus arabicus ad fidem librorum manuscriptorum et impressorum et ad

156 Dr. Jane Dammen McAuliffe

praecipuorum interpretum lections et auctoritatem recensuit indicesque triginta sectionum et suratarum addidit Gustavus gluegel Philosophiae doctor et Artium liberalism magister, Afranei Progessor, Societatis Asiaticae Parisiensis sodalist, Societatis Sorabicae Lipiensis membrum honorarium. Lipsiae typis et sumptibus Caroli″, Tauchnitii, MDCCCIV. In-4 VIII et texte arabe (4) et 341. Titulli ka këtë përmbajtje: ′Kur’ani, teksti arabisht sipas dorëshkrimeve, botimeve dhe leximeve të komentuesve dhe autorëve më të njohur. Janë redaktuar njëzetë zhuzë dhe 114 suret nga Gustav Flügel, doktor në filozofi dhe magjistër i shkencave të artit, anëtarë i shoqatës aziatike në Paris dhe anëtarë nderi në Universitetin e Leipzigut. Aty ka përshkruar edhe botimin. Teksti arab fillon me një faqe të bardhë, në faqen e dytë është i shkruar titulli arabisht, faqja e tretë prapë e bardhë për të vazhdua me faqen në vijim me suren el-Fātiha. Këto faqe nuk janë të numëruara. Numërimi i faqeve fillon me suren al-Beḳaretu. Numri i faqeve përfundon me numrin 341′.

Për këtë botim shih:

– S. de Sacy, in JA, 1836, pp. 335 – 9. – K. in JA, 1835 – 1, p. 569 – 580.
– Wilken, Jahrbüchef f. Wissensch. Kritik, 1835, I,910–920. – V. Hammer, Wiener Jahrbücher, 76, p 257 – 258.

– Journal Asiatique, 1840, 2, p. 117.

Sa i për ketë numrit të tirazhit të shitur në Orient, është shifër stereotipi. Ky botim në vitin 1841 është ribotuar në Leipzig tek i njëjti botues. Në këtë botim katër faqe, nga 443, kanë qenë të përgatitura me kornizë të kuqe.

Botimi i tretë i korrektuar është botuar tek i njëjti botues në Leipzig në vitin 1858.

Botimi i katërt është bërë sipas botimit të tretë, Leipzig 1870 botues Bredt, f. 10+344.

Edhe botimi i pesë, si ai paraprak, është botuar në Leipzig 1881 te botuesi Bredt, f. 10+341, A4.

Botimi i gjashtë, si ai paraprak, Leipzig 1893, botues Bredt, A4, f. 10+341.

Këtë botim të Gustav Flügel e bëri plagjiaturë G.M Redslob dhe e ribotoi si stereotip në vitin 1837 në format B8 me titull: ″Coranus Arabice.

Pasqyrë e shkurtër e ekzegjezës bashkëkohore të Kur’anit 157

Recensionis Flügelianae textum recognitum iterum exprimi curavit Gustavus Mauritius Redslob, Phil. Dr.. et in univ. Literatia Lips. Prof. Pupl. Extraord. Editio stereotypea. Lipsiae Typis et sumptu Caroli Tauchnitii″: 1837, Gr. In-8o. 538.

Gustav Flügel protestoi për këtë plagjiaturë të shëmtuar në parathënien e vëllimit të dytë të veprës ”Keshfu-dh-dhunūn” të Hāxhī Ḥalīfe, f. X-IX. Kjo plagjiaturë është edhe më e skandaloze nëse i shtojmë faktin që plagjiatori ishte doktor i filozofisë dhe asistent në Universitetin Leipzigut. Botimi ishte bërë nga botuesi i parë Caroli Tauchnitii, tre vjet pas botimit të pare, kur Flügel ishte ende gjallë. Ironia më e madhe ishte së në titull thuhej se ky botim është bërë sipas redaktimit të Flügel-it!?

Përkundër gjithë këtyre manipulimeve, ky botim i vjedhur u ribotua tek i njëjti botues, pra Caroli Tauchnitii, gjatë viteve 1855, 1867 dhe në Paris (në bashkëpunim me Bredt në Leipzig) në vitin 1870.

Sa për të bërë krahasime mes botimeve të Kur’anit në Perëndim dhe në Lindje po përmendim botimet më të vjetra në vendet islame:

1. Kalkutë 1831 m/1247 h. në 724 faqe format. B8. 2. Bombaj 1853 m/1269 h. në 246 faqe, format A4. 3. Bombaj 1865m në 222 fletë.
4. Barile 1866 m./1283 h.

5. Bombaj 1867 m.1283 h. 190 faqe A4. 6. Bombaj 1869 m./1286 në 355 faqe B8. 7. Kajro 1286 h. (1869-1870 m.) B8.
8. Stamboll 1288 h./1872 m. botim me cinkografi i ilustruar me kaligrafi nga kaligrafi i njohur Hafiz Uthman. Botimi është përgatitur nga kopja e Nūru-d-Dīn Alia al- Ḳāri’.

Ky botim ka dëshminë e shtatë leximeve të dëshmuara për saktësinë e kopjes dhe ndryshimet ekzistuese mes shkollës së Kuffes dhe asaj të Basras, lidhur me leximin e disa ajeteve.

Ky botim është ribotuar në vitin 1297 h./ 1880 m. në Stamboll nën mbikëqyrjen e Uthman Beut, sekretar i dytë i Sulltanit.

Indekset e Kur’anit

158 Dr. Jane Dammen McAuliffe

Indeksi më i moçëm i Kur’anit është ″Nuxhūmu-l-Furḳān″ me autor Muṣṭafâ Bin Muhammed, i botuar në Kalkutë në vitin 1811 në format A4, f. 7+313. Botimi i këtij indeksi ka edhe parathënien në persisht. Ky Indeksi është ribotuar në Midars (Indi) në vitin 1292 h./1875m. në format B8. f. 264. Parathënia e hartuar në persisht është përkthyer në arabisht me një fjalorth arabisht – indisht. Ky indeks më pas është ribotuar disa herë.

Indeksi i parë i Kur’anit i hartuar në Evropë është e Gustav Flügel-it i titulluar në arabisht me titullin ″Nuxhūmu-l-Furkān″ kurse titulli në latinisht është: ″Concordanitiae Corani Arabicae. Ad Literarum Ordinem et verborum radices diligenter disposuit Gustavus Flügel. Editio Stereotypa. Lipsiae, sumtibus et typis Caroll Tauchnitii″, 1842. In-4. (2), X, 219 p.

Siç shihet edhe nga vetë titulli i indeksit renditja është bërë sipas renditjes alfabetike duke respektuar traditën e hartimit të fjalorëve në arabisht, pra sipas rrënjës së fjalës.

Indeksi i Flügel-it është ribotuar në vitin 1898 nga botuesi L.E. Bredt në Leipzig.

Mirza Muhammed Kāyim Bek hartoi një indeks të plotë për Kur’anin. Indeksi mban titullin ″Miftāhu kunūzi lil-Kur’an″, Autori nën titullin e indeksit bënë me dije se ky indeks është i plotë duke përfshirë gjithë fjalët dhe frazat e tekstit të Kur’anit të cilat ua kishin tërhequr vëmendjen orientalistëve në studimet e tyre rreth fesë, legjislacionit, historisë dhe letërsisë. Zërat e indeksit janë sistemuar sipas renditjes alfabetike të alfabetit arab. Indeksi ka edhe fjalët çelës për të kërkuar fjalën e dëshiruar në Kur’an duke ofruar të dhëna për secilin vend që është përdorur e njëjta fjalë. Indeksi është botuar në Saint Persburg në shtypshkronjën e Akademisë së Shkencave të Mbretërisë në vitin 1859 në 343 fletë. Mirza Muhammed Kāyim Bek ka qenë profesor në Universitetin e Saint Persburg-ut. Ky indeks ka edhe parathënien prej dhjetë faqeve në persisht.

Për këtë indeks Richard Fleischer ka bërë një studim të cilin e ka botuar në ZDMG, v. 17, f. 417-419.

Duhet thënë se në Stamboll në vitin 1284 h. është botuar edhe një indeks tjetër për Kur’anin i titulluar: ″Tertību Zībā″ Në fund të këtij indeksi kemi një shënim ku jepen shpjegime rreth sureve mekase dhe medinase, rreth numrit të ajeteve, shprehjeve dhe germave që janë shkurtesa në Kur’an.

Pasqyrë e shkurtër e ekzegjezës bashkëkohore të Kur’anit 159

Për më tepër për këtë indeks mund të konsultohet revista JA e vitit 1869 nr. 2 f. 70 dhe Brocklemani f. 435.

Bota islame vetëm në fillim të shekullit të XVII për herë të parë pati një shtypshkronjë në Stamboll, atëkohë kryeqendër e Perandorisë Osmane. Mirëpo, Sulltan Pajaziti kundërshtoi botimin e veprave në osmanishte apo në arabishte.1 Nga kjo shtypshkronjë përfituan çifutët duke botuar Tevratin në arabisht.

Shtypshkrimi në botën islame për herë të parë është përdorur kah mesi i shekullit të XVIII, me iniciativën e Se’id Efendī bin Muhammed Efendī, i njohur me emrin Muhammed Çelebiut, në bashkëpunim me Ibrahim al-Mexhrī, i njohur me emrin Ibrahim Muteferriḳeť. Muhammed Çelebi atëkohë ishte ambasador i Perandorisë Osmane në Paris. Ai me Ibrahim Muteferriḳeť panë favoritet e shtypshkronjës dhe me shumë vështirësi ia doli të i bindin qarqet fetare konservative të asaj kohe që të lejojnë botimin e teksteve me alfabet arab.

Sipas studiuesit Suḫejl Ṣābāni2 shtypshkronja e parë në botën islame është shtypshkronja e quajtur ″Ibrāḫīm Muteferriḳeť″, e themeluar në vitin 1726. Botimi i veprave në arabisht u lejua me një ferman të veçantë të Sulltan Ahmedit të III. Shtypshkronja u emërua sipas bashkëthemeluesit të Muhammed Çelebiut. Në këtë shtypshkronjë u botua kompleti i parë i veprave prej shtatëmbëdhjetë veprave në njëzetë e dy vëllime dhe në të njëjtën kohë me këto vepra fillon në Stamboll, atëkohë kryeqendër e Perandorisë Osmane, botimi i veprave në arabisht.

Në fillim u lejua të botohen vetëm botime jofetare. Merr hov botimi i veprave në fushave të ndryshme si filozofi, gjuhë, letërsi, histori, mjekësi, gjeografi, astronomi, fizikë, kimi dhe shumë fusha tjera, edhe ato qarqe që dikur ishin kundërshtar të botimit të literaturës fetare ranë në ujdi që me një fetva të lejohet edhe botimi i literaturë fetare dhe të Kur’anit.

Kur’anit për herë të parë nën përkujdesjen e myslimanëve, saktësisht në mbikëqyrjen e Mula Osmanit është botuar në vitin 1787 në St Petersburg.

1 Muhammed Se’īd al-Mulāh, Tāriīḥu-aṭ-Ṭibāťi tī-l-’ālemi hattâ niḫājeťi ḳarni at-tāsi’i ‘asher. http://www.nashiri.net/articles/general-articles/3597-2010-03-03-02-56-27-v15-3597.html 2 Suḫejl Ṣābāni ″aṭ-Ṭibāťu-l-’arabijjeťu fī Turkijā″. Rijāḍ.

160 Dr. Jane Dammen McAuliffe

The first editions of the Qur’an in Europe

Prof. asc. Dr. Isa Memishi

Summary

The first edition of the Qur’an with Arabic text is one that is published in Venice. The exact year is not known, but is likely to have been approximately at year 1530. It should be noted that until 2006 it was assumed that all printed copies were burned by order of the Sacra Congregatio. This institution had banned the publication of the Qur’an either in original or translated form. The same fate had also the first translation of the Qur’an. According to Dr. Mustafa as-Sebāī, due to fear of ecclesiastical circles, that this translation will have an impact on Christian public opinion and could influence Christians to convert to Islam, was held in secret by the monk Cluny, in the south of FranceFour centuries later, in 1942 three researchers in Basel, Switzerland tried to publish this translation, but the city hall prevented edition and didn’t allow the distribution of the same, by treating it as heresy and infidelity and not allowed to be promoted among Christians. However, these researchers decided to publish this translation and herewith to set the municipality before the committed act.

Keywords:Qur’an, Europe, Qur’an indexes