Home Aktuale Bota ka 7.7 miliardë njerëz, nga 1950 popullsia është trefishuar

Bota ka 7.7 miliardë njerëz, nga 1950 popullsia është trefishuar

238
0
SHARE

Raporti i fundit i OKB-s tregon se globi sot ka 7,7 miliardë banorë, apo trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur Kombet e Bashkuara nisen të hartojnë raportet mbi perspektivat e zhvillimit të saj. Bota  nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa sot.

Numrin më të madh të banoreve vazhdon ta ketë Kina me 1,4 miliardë, e pasuar nga India me 1,355 miliardë. Me këto ritme, pas 10 vjetësh, India pritet të renditet ajo në krye të listës, duke e s’postuar Kinën në vendin e dytë. Ndër vendet me popullsinë më të madhe renditen gjithashtu  SHBA, Indonezia, Brazili, Rusia, Meksika, Japonia, e Filipinet.

Trendi atje, vazhdon te jete në rritje. Përjashtim bëjnë vetëm Japonia dhe Rusia, ku pritet ulje e madhe pas vitit 2050. Vendi me popullsi më të ulët, rezulton të jetë Vatikani me 801 banorë. Ata që lindin sot, pritet të kenë jetë mesatare 72,6 vite jetë, por njerëzit në vendet e varfra e kanë këtë mesatare 7 vjet më pak. Shifrat nuk janë për të shuar kuriozitetin, thote DË, por i shërbejnë organizatave dhe qeverive për të përshtatur politikat në bazë të tendencave demografike.

2000 vjet më parë rruzulli tokësor kishte gjithsej 200 milionë njerëz. Shkaqet që popullsia globale ka mbërritur këto nivele sot janë të ndryshme, por ndikim të madh në rritjen e saj kanë pasur dietat, mjekësia, kushtet sanitare e vaksinat. OKB parashikon që 30 vitet e ardhshme popullsia e botës të rritet edhe me 2 miliardë banorë.

Top Channel