Home LAJME Bota është në prag të zhdukjes!

Bota është në prag të zhdukjes!

131
0
SHARE

“Jemi në prag të zhdukjes së re. Pa marrë parasysh se sa mundohemi ta shmangim këtë, kjo nuk varet nga ne”, thonë shkencëtarët. Lloje të bimëve dhe kafshëve sot zhduken një mijë herë më shpejt se sa para paraqitjes së njeriut në Tokë. Nga një mijë lloje, brenda një viti zhduken rreth 100 për tyre.

Në studimin të cilin e kanë kryer biologët nga universiteti Duke, janë ndjekur shkallët e zhdukjes në të kaluarën dhe tani dhe është vërejtur se zhdukjet e llojeve të kafshëve dhe bimëve në të kaluarën kanë qenë shumë më të ngadalta se tani. Llojet në Tokë tani zhduken dhjetë herë më shpejt se sa që mendonin shkencëtarët, ka deklaruar biologu Stuart Pimm.

“Jemi në prag të zhdukjes së re. Pa marrë parasysh se sa mundohemi ta shmangim këtë, kjo nuk varet nga ne”, thotë Pimm. Dikur shkalla e ngordhjes në botën e bimëve dhe shtazëve, ishte 0,1, ndërsa sot 100. Pra, nga 1000 lloje, brenda një viti zhduken 100. janë shumë faktorë që ndikojnë në zhdukjen më të shpejtë, por kryesori është humbja e vendbanimeve. Bimët dhe shtazët më nuk kanë vend për jetesë, duke marrë parasysh zgjerimin e racës së njerëzve.

Aty janë edhe ndryshimet klimatike, të cilat e rrezikojnë botën bimore dhe shtazore. Shembulli më i mirë është Marmoseti shkurtabiq, një lloj majmuni i cili jeton në Brazil, por tani për shkak të prerjes së pyjeve, gjendet në listën e llojeve të rrezikuara. E njëjta gjë është edhe me peshkaqenin e bardhë, i cili dikur ka qenë grabitqari më i përhapur në det, por për shkak të gjuetisë së madhe, sot rrallë mund të shihet.

Shkencëtarët thonë se nëse nuk ndërmerret ndonjë gjë, edhe peshkaqeni i bardhë do të përfundojë si dinozaurët. Deri më sot pesë herë jeta në Tokë ka qenë afër zhdukjes së plotë, çka shpesh është lidhur me goditjen e meteorëve. Para 66 milionë viteve, nga faqja e dheut ishin zhdukur dinozaurët dhe tri nga katër llojet në Tokë.

Para rreth 252 milionë viteve, janë zhdukur rreth 90 për qind të të gjitha gjallesave të gjalla. Mirëpo, shkencëtarët nga universiteti Duke, mendojnë se nuk është humbur gjithçka. Shembull është majmuni i artë Tamarin, i cili ishte në prag të zhdukjes për shkak të prerjes së pyjeve në Brazil, mirëpo, me shumimin e tyre në strehimore dhe me gjetjen e vendbanimeve të reja, njerëzit kanë ndihmuar që ky lloj të mbijetojë.

LEAVE A REPLY