Home SPORT Bonera: Milani nuk ka frikë nga Juventusi

Bonera: Milani nuk ka frikë nga Juventusi

129
0
SHARE

Milan-Juventus është gjithmonë një përballje e madhe, dhe këtë të dielë do të përplasen sërish. Pavarsisht diferncës prej 31 pikësh që kanë dy skuadrat në klasfikimin e Serisë A këtë sezon, për Daniele Bonera, Milani nuk ka aspak frikë nga Juventusi.

“ Me mbrritjen e Seedorf gjërat kanë ndryshuar për mirë këtu. Kemi gjetur një ekuilibër të caktuar në mbrojtje por kjo ka ndodhur edhe për faktin se kemi rikuperuar shumë lojtarë të dëmtuar. Kohët e fundit kemi marrë rezultate të mira, përvec ndeshjes me Atleticon që edhe pse luajtëm shumë mirë nuk patëm fat. Prandaj jemi më të karikuar se kurrë dhe nuk e kemi aspak frikë Juventusin”.

Bonera është gati, gjëndja gripale që nuk I lejoi atij të luante fundjavën e kaluar ndaj Sampdorias është lënë pas, dhe mbrojtësi duke parë edhe problemet që po has Zapata, shpreson shumë që të jetë ai përkrah Rami në qëndër të mbrojtjes përballë bardhezinjëve.

“Ndihem mirë. Kam filluar srtërvitjen me grupin dhe shpresoj që të luaj ndaj Juventusit”.

Më pas vëmendja e Bonerës përqëndrohet te sulmuesit e Juventusit.

“Tevez dhe Llorente janë një dyshe shumë e mirë, dhe këtë gjë e thonë shifrat. Megjithatë Juvja nuk është vetëm Tevez dhe Llorente pasi ata kanë shumë cilësi si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje”.

Në fund 32-vjecari fokusohet edhe një herë te ndeshja me Atleticon e Madridit duke paralajmëruar skuadrën spanjolle për sfidën e kthimit.

“Përballë Atleticos negative për ne ishte vetëm rezultati. Në pjesën e parë meritonim të shënonim. Gjithsesi agjë nuk ka përfunduar dhe ne do të përpiqemi të kualifikohemi në takimin e kthimit”. 

LEAVE A REPLY