Home Aktuale Blloku opozitar i vendosur për qeveri, kundër zgjedhjeve

Blloku opozitar i vendosur për qeveri, kundër zgjedhjeve

155
0
SHARE

Liderët e bllokut LDK, AAK dhe Nisma i kanë vazhduar edhe të hënën takimet e tyre në përpjekje të krijimit të kushteve për konstituimin e institucioneve të reja.

Burime nga ky takim kanë thënë se jo vetëm ndarja e resorëve, por po kërkohen edhe hapa konkretë të zbatimit të marrëveshjes për krijimin e qeverisë mbi baza legale-kushtetuese në mënyrë që padia eventuale e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese të mos afektojë me caktimin e zgjedhjeve të reja.

Pas takimit të treshes opozitare, Isa Mustafa – LDK, Ramush Haradinaj – AAK dhe Fatmir Limaj – Nisma, zyrtarë nga këto subjekte kanë thënë se aty janë diskutuar edhe çështjet programore të qeverisë së koalicionit.

“Jemi duke analizuar konstituimin e institucioneve hap pas hapi, nga krijimi i grupit të përbashkët parlamentar i cili do të propozojë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit e deri te nominimi i Ramush Haradinajt për kryeministër dhe procedimin e kërkesës tek presidentja”, ka thënë një burim i afërt me liderët e bllokut të treshes.