Home Aktuale Bllokimi i Kuvendit, qasje e rrezikshme

Bllokimi i Kuvendit, qasje e rrezikshme

148
0
SHARE

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se logjika e bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita është e rrezikshme dhe mund të jetë një precedan që mund të përdoret në të ardhmen.

Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që shqetësimet t’i zgjidhin nëpërmjet rrugës institucionale dhe një debati të mirëfilltë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Grabovcit, çdo rrugë tjetër është e dëmshme për interesin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se çdo tryezë që ka për qëllim zgjidhjen e mospajtimeve eventuale është e mirëseardhur edhe pse, sipas Grabovcit, ende ka hapësirë që debati të rikthehet në Kuvend.