Home INTERVISTA BLERIM HASANI AKTORI QË PO SYNON KINEMATOGRAFINË EUROPIANE(VIDEO)

BLERIM HASANI AKTORI QË PO SYNON KINEMATOGRAFINË EUROPIANE(VIDEO)

95
0
SHARE

Blerim Hasani është një aktor nga Tërnoci i Bujanocit aktrimin e kam dashur nga fëmijëria, kënaqësinë shpirtërore të skenës e filluar në shkollën fillore si aktor amator, në manifestimet e ditës së shkollës. Ndërkohë me kalimin e kohës ka realizuar disa teatrale. Më pas duke parë aftësitë e tij vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve, në degën e Aktrimit.Blerimi një aktorë me plotë energji synon kinematografinë europiane.

Lugina Press: Përshëndetje , fillimisht a mund të na tregoni se kush është Blerim Hasani ?
Blerim Hasani: Blerim Hasani është një djal që rrjedh nga një familje intelektuale, që jeton në Tërnoc të komunës së Bujanocit, dhe që ka një vullnet të madhë për Artin e shtatë në përgjithësi dhe që jeta e tij është vet Arti. Për momentin është duke vazhduar studimet në Akademinë e Arteve, në degën e Aktrimit në Prishtinë.

Lugina Press: A mund të na thuani se kur keni filluar të merreni me aktrim?
Blerim Hasani: Aktrimin e kam dashur qyshë si fëmijë, në moshën fëmirore, por për ta shijuar kënaqesinë shpirtërore të skenës kamë filluar në shkollën fillore si aktor amator, në manifestimet e ditës së shkollës. Pastaj kam vazhduar aktrimin me një trupë teatrale nga Beogradi që kemi realizuar dy shfaqe teatrale. Pastaj jam kyçur edhe me një projekt të skenaristit dhe regjisorit tashmë të ndjer të zotëriut Agron Boriqit që kemi realizuar në Bujanoc. Pasi isha i bindur në aftësitë e mia për aktrim, vendosa të vazhdoj ta studioi këtë drejtim, ku edhe sot jamë student në aktrim.

375720_760937933936163_939742799_n

Lugina Press: Cka ju ka shtyer të zgjedhni këtë profesion?
Blerim Hasani: Arsyeja pse zgjodha këtë profesion, nuk ka qenë rastësi, sepse qyshë si fëmijë e doja këtë profesion, dhe dëshira ime më e madhe ka qenë ta njohë më shumë këtë profesion, ta zbërthej mbrendesinë e këtij profesioni. Gjithëherë e ëndërroja vehten në drrasat e talios, shpirti im ndjente kënaqësinë dhe rehatinë vetëm në skenë para publikut dhe para skenareve të ndryshme dramatike, prandaj edhe jam në këtë profesion.
Lugina Press: Si e keni ndier veten për herë të parë në skenë?
Blerim Hasani: Hera e parë në skenë ka qenë e stërmbushur me emocione dhe me frikë të madhe. Emocionet ishin sepse e provoja vehten dhe dëshirën prandaj të dyja ishin në një dyluftim por me rezultat të barabart, kurse frikën e ndjeja se si aktor i ri mos po bëjë ndonjë gabim dhe po e ndryshoj kahjen e shfaqes që e kishte parapar regjisori.
Lugina Press: Cfarë don të thot për ju të merresh me aktrim?

1451345_10202184206319691_89644194_n

Blerim Hasani: Të meresh me aktrim do të thotë të meresh me shume karaktere, dhe të ballafaqohesh me shume probleme, gëzime dhe sakrifica të tjera që gjinden në projekt. Nuk është leht të ndryshosh ndjenjën prej gëzimit në hidhërim, ku këtë aktori duhet ta ketë në rend të parë, sepse psikologjia e aktrimit e kërkon që aktori duhet të jetë i përgaditur psiqikisht dhe rolin ta luaj në origjinalitetin në të cilën është personazhi.
Një aktor duhet të jet i njohur me psikologjinë, tragjedinë dhe elementet tjera artistike, dhe të jetë i gatshqm ti shpreh ato në rastet e kërkuara. Prandaj për kundër të gjitha vështirësive, të miresh me aktrim është dashuria më e madhe dhe kënaqesia e gjithave botërave.
Lugina Press: Mimika e fytyrës, është diçka e lindur tek aktori apo mësohet?
Blerim Hasani: Mimika është shum e rëndësishme tek një aktor. Një aktor i vërtet mimikën e ka të lindur, por mimika mundet të mësohet dhe të ushtrohet, por vetëm nëse e ke në zemër Aktrimin.

11828832_960909953965108_5211607967687106422_n
Lugina Press: Së fundmi keni marrë pjesë në filimin”Romanca e Hidhur” të regjisorit Valton Jakupi, cili ka qenë roli juaj në këtë film dhe sa keni mundur ti përshtateni këtij roli?
Blerim Hasani: Unë jamë krenar që kur më ka ftuar Regjisori Europian Valton Jakupi që ta luaj një rol në Zvicër në filmin e tij të metrazhit të gjatë, edhe pse kam pas besim në vehte shumë si aktor, por pasi më ftoi regjisori Valton, atëherë u binda se me të vërtet jamë një aktor që vlerësohem nga Regjisoret Europian. Aty kam pas një rol negativ por i lidhur shumë me protagonisten e rolit kryesore.
Në fillim të leximit të skenarit aty pash se kisha të bëjë me një person që duheshte ta shfaqte arrogancën në maksimum dhe të jetë gjithëherë sy qel përpara çdo rreziku që mundëte të paraqitet.
Unë në këtë rol e kam dhënë gjithë maksimumin tim sipas kërekessës së regjisorit Europian Valton Jakupit, por edhe më krenar jam që regjisori është ndar tepër i kënaqur me paraqitjen time artistike në këtë film.

12086802_10203703228501234_1096923549_n

Lugina Press: Cili është bashkëpunimi juaj me regjsorin Valton Jakupi?
Blerim Hasani: Kam pasur kontakte edhe me regjisor shqiptar, por bashkpunimi me regjisorin europian Valton Jakupi ka qenë hera e parë, me regjisor që ka emër të madhe në Europ, dhe vetëm ftesa nga ai më ka forcuar shumë, sepse më ka vlerësuar dhe barazuar njejt me aktorët që jetojnë në Europ, dhe për mua ka qenë një eksperiencë shumë e madhe, pasi xhirimet e mia janë luajtur në Zvicër dhe në një vend ku tradita Kinematografike është tepër e larte, dhe me vleresimin e regjisorit jam i kënaqur se ia kam arritur që tia plotësoj kërkesat e tij siç i kërkon çdo regjisor.

12083710_774982389296378_495638400_n
Lugina Press: Si e vlerësoni fushën e kinematografisë në Luginë?
Blerim Hasani: Të them të drejtën vuajtja ime më e madhe është që në vendin tim nuk ka Kinematografi fare aspak. Politika dhe hasmëritë politike në vendin tim kanë ngulfatur çdo gjë që quhet Kulturë, Art. Por në bashkpunim me regjisorin Europian Valton Jakupin, po mundohemi që së paku ta mbajm gjallë kinematografinë, në një vend që se njeh çka është kinematografia.Kjo do të thotë qe me infuzion po mundohemi ta mbajmë gjallë kulturën. Por shpresoj se një ditë do ti hapin sytë të gjithë dhe do të zgjohen prej gjumi dhe ti kyqen Artit dhe Kulturës.

11218704_960911900631580_8046358841624897692_n

Lugina Press: Cila do të ishte këshilla juaj për të rinjtë, të cilët po ashtu ëndërrojnë të hyn në fushën e kinematografisë?
Blerim Hasani: Kinematografia është shpirti i një jete të mirë, por e cila kërkon shume punë, vetdisim dhe besim në vehte. Nëse të rinjët dëshirojnë të mirën me aktrim i kisha këshilluar, se të jenë aktor të skenes e jo aktor në rruge, dhe mendjemadhësia është Kanceri i një aktori që e shkatërron shumë shpejt./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=1L67UoZTUhY  ” width=”560″ height=”315″]