Home Aktuale Bjetullah Ajeti: Shërbimet mjekësore të emergjencës në Bujanoc vetëm raste të...

Bjetullah Ajeti: Shërbimet mjekësore të emergjencës në Bujanoc vetëm raste të rënda

195
0
SHARE
Mjeku, Bejtulla Ajeti në shërbimin e emergjencës pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc ka drejtuar një porosi për banorët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Lus te gjithë banorët e komunës së Bujanocit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Le të marrim mësim nga shtetet tjera dhe mos te përsërisim gabimet e tyre, të luftojmë Covid 19 duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme ndaj vetit, familjeve dhe rrethit ku jetojmë”, ka shkruar Ajeti.
Lajmërimi duhet të bëhet në Entin e shëndetit publik në Vrajë në këta numra të te telefonit: 064 1403289, 064 4242326, 062 718820, 017 421310.

Ai përmes një shkrimi të tij ka një lutje të gjithë banorëve le ta shfrytëzojnë shërbimin e urgjencës në mënyrë sa më racionale dhe vetëm rastet e rënda dhe që kanë nevojë emergjente për ne ( vetëm rastet urgjente) në mënyrë të vazhdueshme do të informojmë për gjendjen shëndetësore.