Home Aktuale Biznesmenët shqiptar të Turqisë mbështesin Shefat Isufin

Biznesmenët shqiptar të Turqisë mbështesin Shefat Isufin

58
0
SHARE

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në mënyrë madhështore është pritur kampioni i botës në versionin WBC Shefat Isufi nga Tërnoci komuna e Bujanocit.

DSCN9430
Në pritje të boksierit ishin edhe Omer Kumova zëvendës kryetar i organizatës “Rumelisiada”, e cila tubon rreth vetit biznesmenët në Turqi, dhe përfaqësues i kompanisë “KUMOVA” me prejardhje nga Tërnoci , dhe Emir Xhemal zëvendës kryetar i Bursës për politikë në Ballkan por edhe ky me prejardhje shqiptare.
Biznesmenët shqiptar nga Turqia, duke i uruar Shefatit fitoren e arritur, shprehën kënaqësinë e tyre që kanë takuar një boksierë shqiptar i cili po shkon drejt arritjes së titujve.
Boksieri Tërnocac me këtë rast mori mnështetje nga biznesment shiptar në Turqi se do të lobojnë për rastin në fjalë edhe në shtetin e Turqisë./Lugina Press/

DSCN9489

DSCN9490