Home Aktuale Biznesmenët nga Turqia të gatshëm për investime në Bujanoc

Biznesmenët nga Turqia të gatshëm për investime në Bujanoc

125
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me stafin e tijë po qëndron për një vizitë në Turqi i cili po zhvillohen takime të njëpasnjëshme me drejtuesit e qytetit të Bursa-s dhe afaristët shqiptarë që jetojnë atje, me theks të veçantë për zhvillimin e Komunës së Bujanocit.

Arifi gjatë ditë së djeshme realizoi takime të shumta, duke filluar nga disa biznesmen të suksesëshëm të cilët veprojnë në qytetin e Bursës, biznesmen këta të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në komunën e Bujanocit. Në këtë takim afaristëve iu prezentuan potencialet investive të cilat i posedon komuna e Bujanocit.
Gjatë takimit me afaristët kryetari Arifi i ndau një mirënjohje zotëri Bajram Kumova ,përfaqësues i kompanisë “KUMOVA”i cili ka financuar renovimin e objektit të vjetër në shkollën “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc.
Takimi ka vazhduar me kryetarin e komunës Gursu Cuneyt Yildiz me të cilin Arifi i dorëzoi vendimin e Kuvendit Komunal për vazhdimin e iniciativës për vëllazërimin në mes  dy komunave.

Takime të rëndësishme pritet të zhvillohen edhe gjatë ditës se dytë të vizitës në Turqi , gjatë ditës së sotme kryetari Arifi do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Bursës, Rexhep Altep./Lugina Press/

6 1 2 3 4 5