Home Aktuale Biznesmenët nga Turqia do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik në Bujanoc(Video)

Biznesmenët nga Turqia do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik në Bujanoc(Video)

47
0
SHARE

Me ftesë të agjencionit për zhvillim të përfaqësuesëve të ballkanit, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me stafin e tijë ka qëndruar për një vizitë në Turqi.(Video)
Krytari Arifi gjatë këtij takimi ka patur rastin të takoj drejtuesit e qytetit të Bursa-s dhe afaristët shqiptarë që jetojnë atje.
Takimet e tij me biznesmenët nga Turqia theks të veçantë kishin zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.
Ndërkohë Arifi nga biznesmenët mori premtime për investime në komunën e Bujanocit.
Po ashtu në këto takime afaristëve iu prezentuan potencialet investive të cilat i posedon komuna e Bujanocit.Kryetari Arifi po ashtu u takua edhe me kryetarin e Komunës së Bursës, Rexhep Altepe.

 Pas kthyerjes së tij nga Turqia kryetari Arifi mbajti një konferencë për shtyp ku shprehi kënaqësinë dhe mbresat e tij nga kjo vizitë e frytshme, ku kishte marrë premtime për investime në komunën e Bujanocit që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vende të reja të punës./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=o6eEipG9u4Q” width=”560″ height=”315″]