Home Aktuale Biznemenet shqiptarë nga Turqia vijnë për investime në vendlindjen e të parëve

Biznemenet shqiptarë nga Turqia vijnë për investime në vendlindjen e të parëve

35
0
SHARE

Një delegacion nga Turqia i kryesuar nga Omer Kumova zëvendës kryetar i organizatës “Rumelisiada”, e cila tubon rreth vetit biznesmenët më të mëdhenjë të Turqisë, dhe përfaqësues i kompanisë “KUMOVA” , pronari i së cilës është babai i tij Bajram Kumova me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit dhe Emir Xhemal zëvendës kryetar i Bursës për politikë në Ballkan por edhe ky me prejardhje shqiptare , kanë vizituar shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc.
Vizita e tyre filloi në qendrën e shkollës ku dhe është financuar nga kompania “Kumova”, e më pas vizita vazhdoi në shkollën e re në lagjen strugarëve në paralelen e kësaj shkolle.
Në vizitën e tyre ishte i shoqëruar edhe kyetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me çrast ata i ka pritur drejtori i shkollës Selami Jakupi me bashkëpunëtorë .
Në takim është biseduar për investimet që ka bërë kompania “Kumova” në renovimin e jashtëm të objektit të shkollës vitin e kaluar por edhe investimet tjera që do ti bëjë po kjo kompani në të arthmen në regullimin dyshemes dhe ndrrimin e inventarit të shkollës.
Me këtë rast Omer Kumova, tha se ndjehem i lumtur që gjendem në fshatin Tërrnoc, nga ku janë të parët e mi. Kumova tha se do të vazhdojmë që të investojmë në komunën e Bujanocit edhe në të ardhemen.
Nga ana tjetër edhe Emir Xhemal zëvendës kryetarë i Bursës për politikë në Ballkan, ka thënë se do të ndihmojë në realizimin e disa projekteve si në organizimin synetisë për 100 fëmijë të komunës së Bujanocit ku do të bëjnë komplet financimin e tyre , pastaj organzimin e ceremonisë së ashureve dhe projekte të tjera.
Selami Jakupi drejtor i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” falënderoi përfaqësuesit nga Turqia për punën e tyre të madhe që kanë bërë në këtë shkollë dhe për atë që do ta bëjnë edhe në të ardhmen për nxënësit./Lugina Press/
DSCN9307

DSCN9314

DSCN9314

22098_393015807547762_7694702604713783831_n

DSCN9376