Home Aktuale BIPMB vlerëson kontributin e Fondit Humanitar për Kosovën Lindore

BIPMB vlerëson kontributin e Fondit Humanitar për Kosovën Lindore

813
0
SHARE
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB) në shenjë bashkëpunimi me Fondin Humanitar të Kosovës Lindore nga Cyrihu, mbështeti aksionin e saj me titull: “Sadaka – udhëzim, Sadaka – lehtësim, Sadaka – shpëtim dhe shpërblim”, që xhemati i Xhamive përmes Sadakës t’i bashkohet misionit të këtij Fondi për ndërtimin e 100 shtëpive solidare për bashkëkombësit tanë në Luginë të Preshevës.
BIPMB e vlerëson lartë aksionin e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore nga Cyrihu, për ndërtimin e shtëpive humanitare për skamnorët, ndaj apelon te xhematlinjtë, që sadakën e tyre të udhëzuar nga Allahu xh.sh, ta drejtojnë në realizimin e aksionit shumë të qëlluar e fisnik të këtij Fondi në sigurimin e shtëpive për ata që nuk kanë kulm mbi kokë.

Zoti Ju shpërbleftë me xhenet thuhet në arsyetimin e myfftiut Nexhmedin ef. Saqipi.

Autorizim1

 

LEAVE A REPLY