Home Aktuale BIPBM viziton plantacionet e arrave

BIPBM viziton plantacionet e arrave

134
0
SHARE

Në bashkëpunim më organizatën turke IHH nga Holanda dhe fondacionin ALSAR nga Shqipëria, Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) muaj më parë ka ndar fidane të arrave për 20 familje në Luginë, ndër to 18 familje të jetimave dhe 2 të ish luftëtarëve, të cilët posedonin tokë të përshtatëshme për këto fidane.

Ndërkaq përfaqësuesit e BIPBM-së kanë vizituar plantacionet ku janë të mbjellura fidanet e arrave.
Vizita është bërë nga sekretari i BIPBM-së Refik Memeti në shoqërim të agronomit me përvojë. Gjatë kësaj vizite përfituesit e fidaneve të arrave kanë marrë këshilla se si duhet kujdesur për to.


Sekretari i BIPBM-së Refik Memeti ka falënderuar edhe një herë organizatën turke IHH dhe fondacionin ALSAR nga Shqipëria për këtë mbështetje.

Shërbimi për informim pranë BIPBM-së