Home Aktuale BIPBM sot nisi haxhinjët nga Lugina e Preshevës për në ...

BIPBM sot nisi haxhinjët nga Lugina e Preshevës për në vendet e shenjta për kryerjen e Haxh-xhit (foto+video)

180
0
SHARE

Një grup i haxhinjëve nga Lugina e Preshevës sot ia mësyen vendeve të shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=3nHNcfWcZH0&feature=autoshare ” width=”560″ height=”315″]

Nën organizim e BIPBM-së gjatë ditës së sotme haxhinjët nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar për vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Nisja e haxhinjëve u bë nga xhamia e re në Tërnoc drejt aeroportit të Prishtinës, ku do të udhëtojnë për në Turqi e më pas për në Arabinë Saudite.
Në organizimin e BIPBM-së nga Lugina e Preshevës për në Arabinë Saudite kanë udhëtuar 23 haxhinjë.
Me këtë rast Abdullah Salihu menaxher i haxhit pranë BIPBM-së theksoi se janë bërë të gjitha përgaditjet duke shpresuar se haxhinjët do të jenë të kënaqur.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=bmHhvyvh5Rk&feature=autoshare  ” width=”560″ height=”315″]

Haxhinjët të cilët ia mësyen sot vendeve të shenjta të Arabisë Saudite për kryerjen e kushtit të pestë të islamit haxhin u shprehën të kënaqur që ua ka mundësuar All-llahu për të kryer Haxh-xhin.
Ndërkohë vlenë të theksohet se këtë vit haxhinjët do ti shoqëroj myftiu Nexhmedin Saqipi ndërkaq për shëndetin e haxhinjëve do të përkujdeset Dr.Mejdi Zeqiri./Lugina Press/

5

1 2 3 4