Home Aktuale BIPBM nisi grupin e dytë të haxhinjëve për kryerjen e...

BIPBM nisi grupin e dytë të haxhinjëve për kryerjen e Haxh-xhit (foto)

206
0
SHARE

Një grup i haxhinjëve nga Lugina e Preshevës sot ia mësyen vendeve të shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Nën organizim e BIPBM-së gjatë ditës së sotme grupi i dytë i haxhinjëve nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar për vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Nisja e haxhinjëve u bë në orët e hershme të mëgjesit të sotëm nga selia e BIPBM,-së në Bujanoc drejt aeroportit të Prishtinës, ku do të udhëtojnë për në Turqi e më pas për në Arabinë Saudite.

Me këtë rast myftiu Nexhmedin Saqipi i cili njëherit do të jetë shoqrues i haxhinjëve theksoi se janë bërë të gjitha përgaditjet duke shpresuar se haxhinjët do të jenë të kënaqur.
Haxhinjët të cilët ia mësyen sot vendeve të shenjta të Arabisë Saudite për kryerjen e kushtit të pestë të islamit haxhin u shprehën të kënaqur që ua ka mundësuar All-llahu për të kryer Haxh-xhin. /Lugina Press/