Home Aktuale BIPBM dhe Fondacioni”Alsar” nga Shqipëria dhuruan materiale shkollore për...

BIPBM dhe Fondacioni”Alsar” nga Shqipëria dhuruan materiale shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

123
0
SHARE

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=Sl-KGONrQko   ” width=”560″ height=”315″]

Dje, në një aksion të përbashkët midis përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës (BIPMB) dhe përfaqësuesve të Fondacionit Alternativa e së Ardhmes “ALSAR”, nga Shqipëria, përkatësisht të një donacioni nga Holanda, u bë shpërndarja e materialit shkollor: çanta, fletore, kompasë, lapsa, vizore etj, nëpër shkollat e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

Ndërkohë  edhe  sot aksioni për realizimin e projektit vazhdon në pesë shkolla fillore, projekt ky  në vlerë prej 9200 euro, ku me ç’rast janë blerë 1049 çanta brenda të cilave janë vendosur nga 5 fletore, 4 lapsa, 1 kimik, 1 kompas dhe nga një komplet me vizore për çdo nxënës të klasave të dyta e të treta veç e veç.

Ky donacion ishte i mirëpritur nga nxënësit dhe drejtorët e shkollave në Luginë të Preshevës, të cilët me kënaqësi i pranuan dhuratat, duke i falënderuar nga zemra për mirësinë që kanë treguar në drejtim të këtyre ndihmave shumë të nevojshme për procesin arsimor.

Kjo është ndihma e parë konkrete e Fondacionit për arsim dhe kulturë “ALSAR”, nga shteti amë Shqipëria, e cila përmes donacionit nga Holanda, po realizon projektin ndihmë shkollave me pajisje shkollore, me shpresë se në të ardhmen nuk do të mungojnë ndihmat e tilla edhe në fusha te tjera të veprimtarisë njerëzore.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, mysafirët e misionit humanitar nga Shqipëria e Holanda, i priti në mënyrë vëllazërore, duke i falënderuar për ndihmën që kanë ofruar për shkollat e këtij rajoni, të cilat kanë nevojë për ndihma dhe përkrahje morale. Me këto ndihma jepet një mesazh i fortë se qytetarët e Luginës, nuk janë të harruar nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe një shpresë e mirë për të mos i braktisur vatrat e tyre, të goditura nga skamja dhe mjerimi ekonomik.

Ndërkohë projekti i shpërndarjes së mëterialit shkollorë   nga ana e  donatorëve dhe fondacionit “Alsar” me një ceremoni të përbashkët  u përmbyll   në shkollën e re “Muharrem Kadriu” në Tërnoc shkollë kjo e cila është ndërtuar nga “TIKA”.

Me këtë rast  Neki Kaloshi tha se është kënaqësi që në emër të fondacionit”Alsar” nga Shqipëria,  që kemi qenë sebep në një kontribut sa do të vogël që të ndërmjetësojmë që të finalizohet ky projekt.

“Normal që ne ndjehemi shum të priviligjuar në mesin e bashkatdhetarëve tanë.E lusim Allahun, Krijuesin Fuqiplotë që ju të ju bëjë nxënës shembullorë jo vetëm në Luginë të Preshevës por për mbarë trojet shqiptare” theksoi mes tjerash Neki Kaloshi nga”Alsar”

Ndërkohë  foli dhe Mustafa Kuru përfaqëues nga fondacioni IHH nga Holanda i cilii dëshiroi nxnësve të arrinë njohuri në fusha të ndryshme.

“Ne në emër të vëllezërve tuj nga Holanda sot juve ju kemi sjellë nga një dhuratë vogël,  me këto dhuratë që po i merni nga ne dhe duke i ndëgjuar  mësuesit tuja shpresoj se do të arrini sukese të mëdha.Dëshira jonë është tëarrini suksese në lëmi të ndryshmedhe kur të ngriteni në nivelin e lartë tëdijes të shërbeni së pari fesë tonë popullit këtu dhe shtetit” tha Mustafa Kuru.

E në fund u bë dhe duaja nga Hoxhë Neki Kaleshi përfaqësues i Fondacionit”Alasar” duke u lutur që të mbretëroj paqa dhe qetësia.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mmIV_VM1ccM  ” width=”560″ height=”315″]

Ndërkohë  edhe  sot aksioni për realizimin e projektit vazhdon në pesë shkolla fillore, projekt ky  në vlerë prej 9200 euro, ku me ç’rast janë blerë 1049 çanta brenda të cilave janë vendosur nga 5 fletore, 4 lapsa, 1 kimik, 1 kompas dhe nga një komplet me vizore për çdo nxënës të klasave të dyta e të treta veç e veç.