Home Aktuale BIK: Kurban Bajrami është të hënën më 12 shtator

BIK: Kurban Bajrami është të hënën më 12 shtator

184
0
SHARE

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e hënë më 12 shtator 2016.

Sipas njoftimit të BIK-ut manifestimi i Kurban Bajramit fillon në ora 5:35 me faljen e namazit të sabahut, kurse namazi i Kurban Bajramit falet në ora 6:49.

Njoftimi i BIK-ut:

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do ti prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!