Home Religjioni Bija ime

Bija ime

240
0
SHARE

Alij  Tantavi

Bija ime, jam njeri i moshuar i cili përjeton vitet e tetëdhjeta, njeri i cili është ndarë nga rinia, njeri i cili i ka thënë lamtumirë ëndrrave dhe iluzioneve të tij. Jam njeri, i cili kam shëtitur nëpër shumë vende të botës, kam takuar njerëz të strukturave të ndryshme dhe kam përfituar një përvojë mjaft të majme në jetën e kësaj bote. Atëherë bija ime, dëgjo këtë këshillë të sinqertë dhe të qartë, sepse buron nga mosha dhe përvoja ime, e që nuk e ke dëgjuar nga askush tjetër.

Vërtetë, kemi shkruar dhe kemi thirrur pa ndërprerë në përforcimin e moralit, në mënjanimin e devijimeve, shkatërrimeve dhe çrregullimeve, në lirimin nga robëria e epsheve, saqë na janë shterur lapsat dhe na janë lodhur gjuhët, por megjithatë nuk kemi arritur rezultatet e dëshiruara.

Edhe sot e kësaj dite të indeterminuar, porse të këqijat shtohen dita ditës, shkatërrimet dhe çrregullimet eskalojnë pa ndërprerë. Lakuriqësia dhe miopia ndaj saj gjithnjë merr përmasa më të mëdha, shtrihet nga vendi në vend, nga shteti në shtet, saqë sipas mendimit tim nuk ngeli asnjë shtet i pastër islam. Edhe Shami që dikur njihej si vend i cili ishte i mbushur me komplete dhe fustan të gjatë për ruajtjen dhe mbrojtjen e moralit dhe organeve të turpshme të tyre, sot femrat e Shamit dalin të zhveshura, pa e mbuluar avretin e tyre. Nuk kemi pasur sukses e as që mendoj se do të kemi.

 A e dini pse?

Sepse ne, edhe sot e kësaj dite nuk jemi drejtuar nga dera e përmirësimit  dhe ende nuk e kemi të njohur rrugën që shpien drejt saj.

Dera e përmirësimit gjendet para jush, oj bija ime, çelësi i saj është në duart tuaja, andaj nëse beson në ekzistimin e saj dhe vepron për të hyrë në të, atëherë pa mëdyshje do ta përmirësosh gjendjen.

Është e vërtetë se mashkulli është ai i cili bënë hapin e parë nga mëkati e jo femra, por sikur të mos ishte pajtimi dhe pëlqimi i juaj ai nuk do të ketë mundësi të afrohet. Sikur të mos ishte butësia e juaj, ai nuk do të mburret.

Bija ime, ti je ajo e cila ia ke hapur portën atij dhe ai ka depërtuar. Ti i ke thënë vjedhësit: urdhëro, e ai pasi të ka plaçkitur, ke ngritur zërin lartë duk bërtitur: O njerëz, më ndihmoni se vërtetë jam plaçkitur !!!

Sikur ta dish se shumica e meshkujve janë ujq dhe ti je qengj, do të kishe ikur nga ata, ashtu siç ikën qengji nga ujku. Gjithashtu  sikur ta kishe ditur se shumica prej tyre janë hajdutë  do të ishe ruajtur prej tyre, ashtu siç ruhet koprraci nga hajdutët.

Nëse ujqit nuk kërkojnë asgjë tjetër nga qengjat e tyre, përveç mishit të tyre, atëherë të jesh e bindur se atë që e dëshiron mashkulli nga ju është më e dashur, më e shtrenjtë  për ju se sa mishi i qengjit për ujkun .

Të përfiton mashkulli nga ju atë që dëshiron ai, është më e dëmshme se sa vdekja e qengjit nga ujku. Mashkulli dëshiron nga ju gjënë më të dashur, më të shtrenjtë, virgjinitetit tuaj me të cilin krenoheni, nderoheni, lavdëroheni dhe jetoni me te. Jeta e femrës që është goditur me fatkeqësinë e humbjes së virgjinitetit me mashkullin e pa njohur është njëqind herë më e vështirë dhe më fatkeqe se sa fatkeqësia e qengjit me ujkun. Po, po për Zotin, nuk mendon i riu tjetër, përveç në zhveshjen dhe në lakuriqësinë e femrës.

Po të betohem për herë të dytë, mos beso atë që thonë disa meshkuj, sepse ata nuk perceptojnë tjetër  te femra, vetëm moralin dhe edukatën e saj. Ata i flasin femrave me fjalë shoqërore, me të cilat dëshirojnë të dëshmojnë kinse për një shoqërim të thjeshtë dhe pa pasoja: Ato janë shpifje, gënjeshtra .

Sikur ti dëgjosh të rinjtë se si flasin kur janë vetmas, do të kapin trishtime rrëqethëse. I riu nuk ta dhuron buzëqeshjen, e as nuk ta thotë një fjalë të ëmbël, nuk të afron një ndihmë e që ai veprim në kokën e tij të mos konsiderohet vetëm si fazë fillestare për afrim, apo së paku ai fantazon në veten e tij se është afruar te ju.

Çka më pas ? Çka bija ime ? Mendo !

E shoqëron të huajin një orë në dëfrime epshore, e pastaj ai harron çdo gjë, kurse ti ngelë përgjithmonë  duke përtypur brengat, zhgënjimet dhe pikëllimet e kësaj pasoje. Kurse mashkulli shumë lehtë pa kurrfarë pengese, hulumton për ndonjë sakrificë tjetër që edhe nga ajo të vjedhë  gjithçka që është e mirë nga ajo e që ajo e ekspozon.  Bija ime, ti je ajo e cila do të bartësh rëndësinë e barrës në barkun tënd, vuajtjet tuaja dhe turpin e ballit tuaj. Mashkullit kjo shoqëri kriminele ia fal gabimin duke e arsyetuar dhe duke thënë; Djalë i ri, gaboi, e pastaj u pendua, porse ti do të jesh viktima e përhershme, e cila do të jetosh në valët e hidhërimit dhe turpit gjatë tërë jetës. Ty nuk ta falë asnjëherë kjo shoqëri.

Nëse e takon atë duke e mbuluar gjoksin tënd, duke mos i dhënë rast shikimit të tij dhe duke dëshmuar për seriozitetin dhe vendosshmërinë  tuaj… e ai është i pa turp, i pa fytyrë, dhe tenton të afrohet te ju me fjalë apo tju prekë me dorë, e ju do të zbathni këpucën për ta goditur në kokë, do të vëreni se çdo kalimtar rasti do tju ndihmojë kundër tij. Me këtë gjest nuk do ti jepet rast të prishurit të afrohet afër jush, kurse i i cili posedon moral të lartë, është pendues dhe kërkues i faljeve të tija ju afrohet juve duke kërkar nga ju jetë bashkëshortore legjitime.

Vajza sado që të posedojë pasuri, të gëzoj post dhe autoritet, shpresën e kënaqësisë së saj madhështore ajo nuk mund ta gjejë asnjëherë tjetër kund, përveç në jetën bashkëshortore legjitime, të jetë bashkëshorte e mirë dhe e ndershme, të jetë nënë e vendosur, edukatore dhe e zonjë e shtëpisë, pavarësisht se a bëhet fjalë për bukuroshet, princezat, artistet, këngëtaret që kanë autoritet të madh e që shpeshherë bëjnë tradhti bashkëshortore.

Bija ime, personalisht i njoh dy femra poete me famë njëra në Egjipt e tjetra në Sham. Ato kishin pasuri të shumtë dhe autoritet poetik dhe artistik, porse që të dyja kishin humbur bashkëshortet e tyre, logjikën e tyre dhe ishin bërë të çmendura, por të lutem mos më pyet për emrat e tyre sepse ato janë të njohura,

Kurorëzimi bashkëshortorë është garanca maksimale për gruan edhe më shumë se sa të ishte anëtare e parlamentit apo mbretëreshë.

Femra e pa moralshme gjithmonë është e përbuzur, e nënçmuar, askush nuk dëshiron të jetë në jetë bashkëshortore me te, bile edhe ai i cili është shkaktar që femrën e ndershme ta moralizojë duke i premtuar kurorëzim. Premtimi i tij vazhdon derisa ta moralizojë dhe pastaj lehtë ia kthen shpinën duke mos e njohur dhe mos pranuar që me të të kalojë jetë bashkëshortore dhe të formojë familje. Ai i cili të premtojë, kur të dëshiroj të hyjë në jetë bashkëshortore, marton ndonjë tjetër, e cila është e ndershme, e moralshme, sepse edhe vetë ai nuk pajtohet që edukatorja e shtëpisë së tij dhe nëna e fëmijëve të tij të jetë një grua e dështuar.

Mashkulli, edhe nëse është i prishur, i pa moralshëm, nëse nuk gjen në tregun e epsheve femra, të cilat pajtohen të përbuzin dhe të përkëmbin nderin e tyre, të jenë instrument dëfrimi në duart e burrit, nëse nuk gjejnë femër të pa moralshme dhe të pa ndërgjegjshme që do ta shoqëroj për kurorëzim sipas parimeve të djallit dhe ligjeve shtazarake të macave nëpër dritare, atëherë pa mëdyshje do të kërkonte femër, e cila do të jetë bashkëshorte e përhershme sipas parimeve islame.

Pra, bija ime, dobësimi i tregut të kurorëzimit legjitim buron nga ju, sepse sikur të mos kishte nga ato të pamoralshmet, nuk do tu dobësonte tregu i kurorëzimit, e as nuk do tu forconte tregu i shkatërrimeve dhe çrregullimeve….

 

Pse nuk veproni ?

Pse femrat e ndershme e të moralshme nuk bashkëveprojnë në luftë të përbashkët kundër kësaj anomalie të rrezikshme , kundër këtij turpi ?

Ju femrat e ndershme keni më shumë prioritet se të tjerët të kontribuoni  në këtë lëmi, sepse ju jeni ato që më së miri njihni gjuhën e femrës, mentalitetin dhe metodat për bindjen dhe të kuptuarit të saj.

Pastaj viktimë dhe sakrificë e tërë kësaj anomalie jeni ju, vajzat e ndershme, të moralshme e besimtare. Thuajse në çdo shtëpi të myslimanëve ekzistojnë femra që janë në moshën e martesës e që nuk mund të gjejnë bashkëshortë, sepse rinia kanë gjetur shoqe me të cilat dëfrehet dhe argëtohen, e kjo gjendje nuk është vetën në vendi tonë, por ka përfshirë edhe vendet tjera. Duhet të formoni shoqëri, organizata e shoqata nga vetë ju që posedoni edukatë, arsimim dhe moral ku do të përfshihen nxënëse, arsimtare, studente, dhe tj’u premtoni dhe ndihmoni motrave tuaja të devijuara që të rehabilitohen në rrugën e vërtetë e të shëndoshë.  Ti frikoni ato me frikën dhe dënimin Allahut xh.sh.. Nëse ato përsëri nuk frikohen nga Allahu xh.sh. t’ju tregoni se janë të kërcënuara nga sëmundjet,  e nëse edhe këtë nuk e pranojnë, atëherë t’ju flitni  atyre me gjuhën e realitetit duke ju thënë: Ju jeni lulet e bukura, andaj kjo është arsyeja që meshkujt të sillen rreth jush, por kjo bukuri e juaja a do të jetë e përhershme ?. A ka në botë ndonjë gjë që ka qenë e përhershme  e që edhe bukuria e së bukurës të jetë e përhershme ?. Si do të jetë gjendja juaj atëherë, kur të shtyheni në moshë, të kërruset beli juaj dhe të deformohet fytyra e juaj ?.

Atëherë, kush do të kujdeset për ju ? Kush do të pyes për ju ? A e dini se kush kujdeset për të vjetrit, i ruan dhe i nderon ato ? Bijat dhe mbesat e tyre. Kjo grua e cila respektohet nga bijat dhe mbesat e veta, është princeshë në familjen e vet, dhe e mbanë pozitën e saj.

Derisa isha në Bruksel, në një udhëkryq të qytetit pashë një grua të moshuar. Në momentin kur kalonim u hap sinjali për kalimin e automjeteve, por gruaja e moshuar ishte aq shumë e lodhur, saqë nuk e mbanin këmbët e saja. Dëshironte të kalojë rrugën, por makinat vetëm sa nuk e shtypën për toke, e askush nuk afrohej që t’ia shtrijë dorën e mëshirës për ti ndihmuar. Djaloshit të ri i cili ishte me mua, i thashë që të shkojë dhe ta ndihmojë. Në këtë rast me ne ishte edhe profesori i nderuar Nedim Dhubjani, i cili banonte në Bruksel më shumë se dyzet vite dhe na u drejtua me këto fjalë.

“A e dini se kjo grua e moshuar, një ditë ishte bukuroshja Missi i vendit, fitneja e njerëzisë. Meshkujt të tubuar rreth saj për tu dëfryer me bukurin e saj iu afroheshin duke i zbrazur tërësisht xhepat e tyre vetëm e vetëm që të fitojnë një buzëqeshje, prekje, përqafim apo puthje nga ajo !!… E pasi që i ka kaluar rinia e saj dhe i është tretur edhe bukuria ka ngelur në rrugë në atë gjendje, saqë nuk gjen se kush ta kapë për dore që ta ndihmojë !!

Shtrohet pyetja bija ime. A mund të jetë e barabartë kjo kënaqësi epshore me ato dhembje ?! A do ta blesh me këtë fillimi atë përfundim ?!.

Shembuj të këtillë ka mjaft e që besoj se ndihet nevoja që dikush t’ju këshillojë. Mos braktisni metoda që mund ti përdorni për ti udhëzuar motrat tuaja, të cilat janë të devijuara, e nëse nuk do të keni sukses me to, atëherë përpiquni që ti mbroni të tjerat që të mos i kaplojë ajo anomali e rëndë e të marrin rrugën e të parave.

Unë nuk po kërkoj nga ju, që femra islame sot të jetë sikur që ishte femra e vërtetë islame.  Unë jam i vetëdijshëm se kthimi i menjëhershëm është zakonisht absurd, por të ktheheni në rrugën e vërtetë dalë nga dalë , hap pas hapi, ashtu siç keni pranuar të keqen hap pas hapi.  Vërtetë ju i keni shkurtuar flokët qime qime, edhe mbulesën keni grisur dalëngadalë , e për tërë këtë keni pritur një kohë mjaft të gjatë, që njeriu i ndershëm të mos përjetojë traumë, kurse shkatërrimtarët  gëzoheshin  me atë lëvizje derisa kemi arritur në këtë gjendje  që jemi sot e që nuk pajtohet Islami me të. Me këtë gjendje nuk pajtohet as krishterimi.  Këtë nuk e vepruan as politeistët në bazë të asaj që kemi lexuar nga historia, gjendje kjo e cila urrehet edhe nga kafshët. Nëse dy gjela do të sillen rreth një pule, do të grinden dhe luftojnë mes veti.

Në bregdetin e Aleksandrisë, Bejrutit dhe bregdetet tjerë, bashkëshortët mysliman nuk i pengojnë gratë e tyre  myslimane që të ekspozohen  për të huajt. Ato ekspozojnë çdo gjë, fytyrën, gjokset e tyre, këmbët e tyre, kurse ajo që mbulojnë janë vetëm vendet gjenitale. Sipas informatave që posedojmë kohëve të fundit femrat ekspozohen edhe tërësisht lakuriq pa kurrfarë turpi!.

Në anën tjetër, sa i përket klubeve dhe  lokaleve të natës, burrat mysliman me gratë e tyre  myslimane i ndërrojnë burrat që të dëfrehen me vallëzime. Femrat myslimane me meshkujt e huaj vallëzojnë  duke u përqafuar gjoks për gjoksi, fytyrë për fytyre,  bark për barku me dorë të shtrënguara në bel, e për këtë nuk reagon askush. Në universitete e fakultetet e myslimanëve, djemtë ulen pran vajzave myslimane me gjokse të ekspozuara, me shpalosje të avretit të tyre, e për këtë nuk reagon askush, as prindërit mysliman, as nënat myslimane..!

Shembuj të këtillë  ka mjaft dhe kudo, e që nuk mund të mënjanohen  për një ditë, e as me një interval të shpejtë kohor. Ajo që është me rëndësi të kthehemi te realiteti dhe e vërteta, të kthehemi te rruga nga e cila kemi devijuar edhe pse sot kjo rrugë është e gjatë. Ai i cili nuk niset rrugës së gjatë në rastet kur nuk ka rrugë tjetër, asnjëherë nuk do të arrijë në qëllim. Të fillojmë të luftojmë përzierjen mes gjinive, zbulimin dhe ekspozimin e trupi të tyre etj…

Mbulesa e sotme nuk mund të jetë asgjë tjetër. Por vetëm mbulim i turpit, personifikim i të bukurës dhe tërheqje e vëmendjes së shikuesve. Shpalosja e fytyrës  nëse kufizohet në fytyrë ashtu si e ka krijuar Allahu xh.sh. pa kurrfarë intervenimi kozmetik, sipas shumicës së dijetarëve islam nuk është e ndaluar, edhe pse mbulim i saj është më prioritar, kurse mbulimi i saj në momentet kur ekziston frika mund të jetë edhe obligim.

Sa i përket përzierjes së gjinive ai tërësisht është problem tjetër. Nga mbulimi i fytyrës nuk mund të nënkuptohet  se nëse ajo mbulohet mund të përzihet me meshkujt e huaj… të përshëndes për dore kolegët rrugëve, të bëjnë biseda të gjata mes veti, të ecin rrugëve dhe lokaleve të ndryshme, apo të përgatisin provimin bashkërisht… Harron se allahu xh.sh. atë e ka krijuar femër, e tjetrin mashkull dhe se çdo njëri posedon fuqinë shtytëse nxitëse kah tjetri. As ajo, e as ai  e askush tjetër në botë nuk ka fuqi ta ndryshoj krijesën e Allahut xh.sh. të bëjë të barabartë mes dy gjinive, e as fuqinë shtytëse epshore ndaj njëri tjetrit.

Kam sqaruar disa herë, se kuptimi i barabarësisë mund të jetë në të drejtat dhe obligime, shpërblime dhe ndëshkime e jo në veprime e punë profesionale. Burri nuk ka mundësi të lind fëmijë,  e as ti japë gji fëmijës, e as ajo nuk ka mundësi ta zëvendësoj burrin në luftë kundër armikut, apo të punojë në punë të rënda fizike.

Ata të cilët apelojnë në barabarësi dhe përzierje  të gjinive mes veti në emër të qytetërimit apo civilizimit janë gënjeshtar, e kjo vërtetohet nga dy aspekte.

Janë gënjeshtar sepse ata me apelet e tyre nuk kanë për qëllim ngritjen apo përparimin e femrës, por vetëm kënaqësinë dhe dëfrimet e tyre fizike dhe të pasioneve të tyre epshore. Ata dëshirojnë që shpirtrat  e tyre  ti freskojnë me shijen e shikimit të tyre dhe të plotësojnë dëfrimet e tyre të tjera. Ata nuk gjetën trimëri  që këtë ta sqarojnë, për këtë arsye e mbulojnë me diçka  që kinse  e ngritë pozicionin e femrës duke bëzajtur  me shprehjet e tyre  pas të cilave nuk ka asgjë nga civilizimi, kultura dhe arti, e as jeta universitare. Tërë këto janë fjalë të zbrazëta  nga kuptimet e tyre, ngjashëm sikur të mos ekzistonin.

Janë gënjeshtar  ngase evropianët, te të cilët shpresoni aq shumë, dhe drejtoheni nga ato duke i imituar ato, nuk e njohin të vërtetën pa pullën administrative të tyre. Sipas evropianëve e vërteta nuk është ajo e cila i kundërvihet të keqes, të pavërtetës dhe jo realitetit, por e vërteta sipas tyre është çdo gjë që vjen nga atje, nga Londra, Parisi, Berlini dhe nga Njujorku etj, edhe nëse ajo që vjen prej tyre është zhveshje, lakuriqësi, përzierje gjinish etj.  Kurse e pa vërteta sipas tyre është  çdo gjë që vjen nga këtu, nga Universiteti i Al Az’harit, Damasku, nga shkollat islame, nga xhamitë edhe nëse ka të bëjë me nderin, moralin, pastërtinë trupore dhe fizike si dhe atë shpirtërore.

Në Evropë dhe në Amerikë, siç kemi lexuar nga shtypi ka shumë familje që janë të pa kënaqura me gjendjen momentale, me përzierjen e gjinive mes veti pa kurrfarë norme dhe kriteri. Në Paris, Londër ka shumë baballarë dhe nëna  që janë të shqetësuar  dhe nuk i  lejojnë vajzat e tyre të ecin me djem, t’i shoqërojnë ato nëpër kinema dhe lokale tjera.

Njerëzit të cilët apelojnë në përzierjen e gjinive dhe atë në emër të qytetërimit dhe civilizimit  thonë se; përzierja e meshkujve me femra i thyen brutalitetin e epshit, e përmirësojnë moralin dhe nga shpirti i njeriut e pastrojnë çmendurinë epshore !!! Do tua jap një përgjigje të shkurtë duke u thënë;

Bashkimi Sovjetik u detyrua të largohet nga përzierja e vajzave me djem nëpër shkolla e ky largim nuk ishte i motivizuar nga feja, ata as që kishin dëgjuar fjalët e hoxhës apo priftit, por thjesht kjo ishte bindje e fituar nga bindja e cila ishte si rrjedhojë e pasojave të shumta.

A nuk keni lexuar se në Amerikë një ndër problemet më me peshë me të cilin ballafaqohet Amerika është problemi i shtimit të shtatzënisë te studentet, e kjo shkakton lindjen e fëmijëve pa prindër. Më thoni kush është i gëzuar me faktin që edhe në universitetet tona ku mësojnë fëmijët tanë mysliman të ngjajnë të njëjtët probleme.

Unë me këtë nuk u drejtohem djemve, e as nuk këmbënguli që të më dëgjojnë , sepse unë jam i bindur se ata do të më kundërshtojnë dhe mendimin tim do ta quajnë të marrë, sepse unë ua ndaloj dëfrimet në të cilat kanë besuar se vërtetë ia kanë arritur qëllimit, por me këto fjalë u drejtohem juve bijave të mia.

Bijat e mia myslimane të ndershme dhe të moralshme, vërtetë askush tjetër nuk do të jetë viktimë dhe sakrificë, përveç jush, atëherë mos lejoni që vetët tuaja ti prezantoni për sakrifikim në thertoren e djallit. Mos i dëgjoni fjalët e atyre  që bëzajnë duke apeluar në përzierjen e gjinive, amoralitet edhe atë në emër të lirisë, emancipimit, progresivitetit, qytetërimit, artit dhe jetës universitare, sepse shumica e mallkuarve nuk përjetojnë jetën bashkëshortore  dhe nuk kanë fëmijë e as që ju intereson diç tjetër për ju vetëm dëfrimi me trupin tuaj.

Unë jam prind i vajzave dhe atë që ia dëshiroj bijave të mia, ia dëshirojë edhe juve, vajza islame.

Nëse femra ka dështuar, nuk do të gjejë askënd që t’ia shtrijë dorën që ti ndihmojë, apo ta ngritë, por vetëm ke për ti gjetur që shumica e tyre janë grumbulluar rreth bukurisë së saj derisa e posedon atë, e kur ajo ikën edhe njerëzit ikin, ashtu siç ikën qeni atëherë kur nuk jetë mish nga viktima.

Bija ime, kjo ishte këshilla ime për ty, ky është realiteti e mos dëgjo të tjerët. Të jesh e bindur se çelësi i derës së përmirësimit është në duart tua, e jo në duart tona të meshkujve, andaj nëse dëshiron ta përmirësosh veten, bëre atë, e me përmirësimin e vetes do ta përmirësosh gjithë Umetin:

Vrs-selamu alejkum vev rahmetull-llahi ve berekatuhu.

 

Përktheu nga arabishtja

 Jusuf  ZIMERI