Home MAGAZINA Big Brother 7, fiton Nevila

Big Brother 7, fiton Nevila

96
0
SHARE

Big Brother Albania 7 tashmë e ka fituesen e këtij edicioni – ajo është Nevila.

Reality shou më i madh shqiptar hyri pas një periudhe të gjatë me shumë ngjarje interesante e banorë interesant në një fazë finale, ku në fund fitoi kandidatja që ndoshta nuk kishte pëlqimin më të madh nga publiku.

Jona, simpatikja e publikut e cila kishte kaluar gjëra të vështira në jetë, nuk arriti të fitonte, edhe pse ishte deri në minutën e fundit të finales konkurrente.

Nevila, vajza tjetër nga Shqipëria arriti të fitojë çmimin e madh, me shumicën e votave nga publiku.

Në mesin e shumë befasive tjera ishte edhe ndihma e ofruar nga moderatorja Arbana Osmani për Agnesën, një vajzë në nevojë nga Kosova.

Të tjerë banorë që ishin në finale, por nuk arritën të jenë ne dyshen e fundit ishin Valeri dhe Arditi.