Home Aktuale BFI Shpërndau ndihmat për vendbanimet e përmbytur të Tetovës(Video)

BFI Shpërndau ndihmat për vendbanimet e përmbytur të Tetovës(Video)

877
0
SHARE

Bashkësia Fetare Islame ndau rreth 600 pako ushqimore si dhe 2 milion denrë të tubuar për banorët më të prekur nga katastrofa natyrore që kohë më parë goditi disa fshatra të Tetovës.

Me atë rast, gjatë vizitës të cilin ua bëri këtyre vendbanimeve Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, publikisht pat premtuar se BFI do të angazhohet institucionalisht që gjatë dy xhumave të zhvillojë aksion për tubimin e ndihmave dedikuar banorëve të këtyre viseve të prekur nga vërshima katastrofale e 3 gushtit. Dhe, sot, pas dy javëve, vetë Kryetari i BFI-së, efendi Rexhepi, i shoqëruar nga kryetari i HILALIT, Mustafë Dauti. Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit, H. Shaqir ef. Fetahu, si dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë, shpërndau personalisht ndihmat në Reçicë të Madhe dhe Shipkovkicë. Ndihma u realizua përmes Orgnizatës Humanitare “HILAL” që funksionon pranë  BFI në RM.

“Reçica u godit shumë rënd nga fatkeqësia natyrore që ndodhi kohë më parë. Prandaj ne e kishim obligim si BFI në Maqedoni, përmes besimtarëve tanë, që të bëjmë përpjekje që kësaj popullate të goditur nga kjo fatkeqësi t’i dalim në ndihmë me qëllim që t’ua zbusim sado pak dhimbjet që i përjetuan e që ishin të përmasave tragjike”, ka thënë H. Sulejman ef. Rexhepi, gjatë dorëzimit të këtyre ndihmave me artikuj ushqimor, higjienik por edhe në mjete finansiare.

Ndërsa, Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, veç tjerash ka thënë: “Në bashkëpunim me Këshillat e xhamive dhe shtabet e emergjencës, me imamët e xhamive të atyre vendbanimeve ku kanë ndodhur dëmtime nga kjo fatkeqësi, kemi bërë listat e shtëpive dhe familjeve të dëmtuara dhe kemi bërë rangimin e dëmeve dhe, varësisht nga dëmi, do të shpërndahen edhe ndihmat. Pa dyshim që, ndihma e dhënë nga popullata do të zë vendin e duhur”.

Kurse, me këtë rast, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, shpehu falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata myslimanë që kanë shtrirë dorën e ndihmës. “Zoti ua shtoftë dhe ua bekoftë pasurinë të gjithë atyreve që iu përgjegjën apelit të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, për t’i ndihmuar vëllezërit tanë të goditur nga katastrofa natyrore në fshatrat e Tetovës.”, ka thënë efendi Dauti.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=Y0ubnvNWc-w   ” width=”560″ height=”315″]