Home LAJME Beteja e Mosulit, gjenerali amerikan: ISIS ka humbur të paktën 800 militantë

Beteja e Mosulit, gjenerali amerikan: ISIS ka humbur të paktën 800 militantë

166
0
SHARE

Të paktën 800 militantë të ISIS-it kanë humbur jetën, që kur forcat irakiane filluan javën e kaluar ofensivën për të rimarrë në duar qytetin e Mosulit. Komandanti i lartë i trupave amerikane, Joseph Votel foli për vështirësinë e koalicionit në shënjestrimin e militantëve, të cilët përdorin civilët si mburoja.

Po ashtu, koalicioni i përbërë nga forcat irakiane, “peshmerga”-t kurdë, fiset sunite arabe dhe milici shiite thotë se humbjet në jetë të luftëtarëve të tyre janë shumë herë më të pakta se goditja që ka marrë hierarkia e ISIS-it në këtë operacion.

Xhihadistët kanë përdorur më parë armë kimike në sulmet ndaj forcave irakiane dhe koalicionit, ndaj ekziston frika se militantët mund ta realizojnë sërish këtë skenar. Por Mosuli është vetëm një nga fushëbetejat, ku luftohet ashpër për shfarosjen e militantëve.

Rrethimi i Raqqasë mund të jetë më i ashpri deri tani në luftën kundër Shtetit Islamik. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter njoftoi këtë javë se koalicioni anti-ISIS do të lëvizë me të njëjtën ndjesi urgjence, edhe në fortesën e grupit ekstremist në Siri.

Ndërkaq, sulmet ajrore të regjimit në një shkollë 9-vjeçare në Sirinë veriperëndimore i kushtuan jetën 35 personave, përfshirë këtu 20 fëmijë. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut fajësoi regjimin sirian dhe Rusinë për sulmin tragjik, i cili si shumë të tjerë të mëparshëm pati si shënjestër civilët.