Home Aktuale Besmira Selimi nga Tërnoci i Bujanocit kthehet me çmim nga garat...

Besmira Selimi nga Tërnoci i Bujanocit kthehet me çmim nga garat ndërkombëtare të ekonomisë dhe menaxhmenit në Wienë të Austrisë

440
0
SHARE

Besmira Selimi nga Tërnoci i Bujanocit ka arritur çmimin e tretë në garën ndërkombetare Peter Drucker Challenge 2017 me temën “Prosperiteti njerëzor në një botë që ndryshon” (“Human Prosperity in a Changing World”) e cila është mbajtur në Wienë të Austrisë raporton Lugina Press.

Me temën “Një konsideratë në përdorimin e teknologjisë dhe menaxhmentit dhe efektet e tyre në jetën personale dhe ate të korporatave.” Besmira Selimi ka arritur vendin e tretë në këto gara të mbajtura në Wienë të Austrisë. 

Gara ndërkombëtare Peter Drucker Challenge 2017 me temë “Prosperiteti njerëzor në një botë që ndryshon” ka qenë një garë që ka thyer rekorde në aspektin e pjesëmarrësve dhe garuesve.  Në këto gara kanë qenë 422 garues nga 79 vendeve të botës!.

Në një prononcim për portalin Lugina Press, Besmira Selimi ka thënë se tema e projektit ka qennë efekti i menaxhimit të mirë dhe teknologjisë në jetën e njeriut dhe komunitetit ku jeton, dhe eshte bazuar në eksperiencën saj si 22 vjeçare në komunën e Bujanovcit.  Aty ajo ka shkruajtur se si edukimi menaxherial fillon prej fëmijërisë së hershme, në rrethin e ngushte familjar nga mësimet që i marrim prej prindërve tanë në lidhje me rëndësinë e sinqeritetit, rregullit dhe diciplinës në jetën e fëmijëve.

Projekti gjithashtu flet rreth politikës së korruptuar të komunës dhe se si ajo ndikon në zhvillimin normal të ekonomisë së qytetit dhe mundësive të zhvillimit të qytetarëve si në aspektin social ashtu edhe ekonomik. Mbi të gjitha flet se si ne me pak sinqeritet dhe menaxhim të mirë të veprimeve tona mund ta nxisim prosperitetin e komunitetit ku jetojmë, dhe ti hapim dyert gjeneratave të reja, në vend se tia mbyllim ka thënë ajo.

Besmira është shprehur se ky çmim është i rëndësishëm për te, sepse pikë së pari është një provë që përvoja saj dhe mendimet  e saja janë të vlerësuara prej një ndër forumeve më të njohura globale të ekonomise dhe menaxhmentit. Poashtu e bënë të ndjehet që njohuritë që ka marrur deri tash prej shkollës dhe përvojës  së saj  personale kanë lënë përshtypje tek disa prej ekonomistëve dhe menaxherëve më të njohur në botë.

Besmira Selimi, është nga Tërnoci i Bujanocit këtë vit ka diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, Maqedoni. Ndërkohë tash është duke bërë studimet master poashtu në Shkup, në Mardhënie Ekonomike Ndërkombëtare/Lugina Press/