Home LAJME Benzema: Lamtumirë Real

Benzema: Lamtumirë Real

154
0
SHARE

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni nëse merr ndonjë ofertë të mirë nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni nëse merr ndonjë ofertë të mirë, ka njoftuar portali spanjoll “Fichajes”.

Ylli francez e ka njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti për vendimin e tij dhe italiani është i vetëdijshëm se duhet të gjejë një qendërsulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

Në të kaluarën, Benzema është kërkuar nga Monaco dhe Arsenal, por një kohë ishte përmendur edhe si objektiv i Paris Saint-Germain.

Mirëpo, ende nuk ka diçka të vendosur sa i përket asaj se cila mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, por ajo që pritet të ndodhë është largimi i tij nga Santiago Bernabeu.