Home Aktuale Bejtullah Bejtullahu zgjidhet kryetar i OVL-së në Bujanoc(Foto)

Bejtullah Bejtullahu zgjidhet kryetar i OVL-së në Bujanoc(Foto)

237
0
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e dalë nga ish ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Dega në Bujanoc, ka zgjedhur për kryetar të ri, Bejtulla Bejtullahun, nga Konçuli.dhe për kryetar të Kuvendit të shoqatës Samet Iseni.

Me këtë rast u zgjodhën dhe dy nënkryetar Tefik Abazi dhe Isak Rashiti, për  sekretar u zgjodh Faruk Salihu dhe arkatarë Emin Latifi.

Për kryetar të kuvendit të OVL-së është zgjedhur Samet Iseni ndërsa sekretar i kuvendit Sali Salihu.

Kush është Bejtulla Bejtullahu?

Bejtulla Bejtullahu, ka mbaruar shkollimin fillor në vendlindje për të vazhduar atë të mesmin në Medresenë “Alauddin”, në Gjilan, gjithashtu, është i pajisur edhe me diplomë Masteri, në fushën e ekonomisë.

Përveç punës që kryen në procesin arsimor të lëndës fetare në cilësinë e profesorit, Bejtullahu, është i angazhuar edhe në organizimin e jetës fetare, duke udhëhequr në cilësinë e kryetarit Këshillin e Bashkësisë Islame, në kudër të BIPBM-së, në Bujanoc.

Gjithashtu, Bejtullahu, ka qenë edhe koordinator i lëndës fetare për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, si dhe është marrë me një varg aktivitetesh humanitare, kulturore dhe arsimore.

Bejtullah Bejtullahu kishte marëdhenie të mira edhe me të ndjerin Jonuz Musli kryetar i KKSH-së./Lugina Press/