Home Aktuale Bejtullah Bejtullahu emërohet Koordinator i Lëndës Fetare për Luginë të Preshevës

Bejtullah Bejtullahu emërohet Koordinator i Lëndës Fetare për Luginë të Preshevës

213
0
SHARE

Sot  në mbledhjen e komisionit të lëndës fetare pran BIPBM-së , Myftiu Nexhmedin Saqipi  dha dorëheqeje  nga funksioni i koordinatorit të lëndës fetare për Luginën e Preshevës, ku njëkohësisht emrohet prof. Bejtullah Bejtullahu,  i cili momentalisht është profesor i lëndës fetare me përvojë 12 vjecare dhe kryetar i KBI-se ne Bujanoc .

” Npërmes këtij  vendimi  shpresoj që të ngrisim nivelin më të lartë  të organizimit të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe ne Luginë. Kjo do të jetë më mire sepse porofesorët do të angazhohen edhe me shumë, tha ndër të tjera Myftiu  Saqipi me rastin e dorëheqjes së tij.

Gjithashtu në këtë mbledhje u vendos me vendim qe askush nuk mund të emrohet  profesor apo mësues i lëndës fetare përderisa është i infiltruar dhe është  pjesëmarrës  nëpër institucione paralele, dhe jolegjitime duke krijuar përqarje dhe huti në Luginë të Preshevës.

Ndërsa Komisioni  për organizimin e lëndës fetare dhe për emërtimin e profesorëve janë  nga Presheva dhe nga Bujanoci :

Refik Memeti , Bejtullah Bejtullahu, Ibrahim Rrustemi,  Granit Kamberi, Lulzim Myftari,  Jeton Osmani dhe Leotrim Asllani.