Home Aktuale Bëhuni shembull duke u bashkuar ndërmjet vete

Bëhuni shembull duke u bashkuar ndërmjet vete

196
0
SHARE

13002445_1073735185998660_852740026638243684_o

Nga Muhamed Xhemaili

I nderuari z.Kamberi,i nderuari z.Arifi,i nderuari z.Musliu jo si një armik por si një qytetarë i thjeshtë i komunës dhe si një mik i juaj mora iniciativën që nëpërmjet kësaj letre të hapur të ju apeloj juve si liderët tanë që sot të merrni edhe ju një iniciativ për qytetaret tuaj.

Nuk ka dyshim se nderi kthehet vetëm me nder.Qytetret ju nderuan kur ju bëtë fushatën.Qytetaret ju ndihmuan kur ju patët nevojë.Qytetarët ju përkrahen çdoher në çdo situatë,andaj sot është koha e fundit kur edhe ju duhet të tregoheni të qytetruar dhe atë nderë tia ktheni edhe qytetarit tuaj.Kësaj radhe nuk po kërkojmë të pamundurën nga ju.Nuk po kërkojmë pozita individuale por ajo çfar po kërkohet nga ju sot është të bashkoheni në një front të perbashkët për qytetarin e bashkuar.Të bashkoheni ju që të na keni të bashkuar edhe neve.Të bashkoheni që Bujanocit tia ktjeni nderin e rrespektin.Tia ktheni dinjitetin .Tia ktheni buzëqeshjen.Tia ktheni krenarinë. Me gjithë zemer ju kisha lutur që të uleni e të diskutoni jo si armiq por si vllezër. Harroni të paktën një herë interesat tuaja personale për hir te atij gjaku që është derdhur për liri,për hir të atyre jetimëve që i humbën më të dashurit e tyre per këtë liri të cunguar,për hir të atyre që lanë pjesë të trupit e derdhen shumë djersë. Të nderuar e shum të rrespektuar lider ju kisha lutur që të mos e përsëritni gabimin që bëtë para katër viteve sepse po gabuat edhe kësaj radhe dine se ju jeni fajtorë.Dine se ju po i kontriboni zbrazjes së shqipëtarëve nga vendlindjet e tyre. Nëse edhe kësaj here nuk i bashkoni forcat tuaja më nuk do të keni as votues.Mos bëni koalicione me ata që nuk ju dhanë perkrahje të ndrroni emrat e rrugëve e shesheve sepse ata nuk ua dëshirojnë të mirën as juve e as popullit shqipëtarë.Bëni shum kujdes se çfar po ndermirni në ditet ne vijim. Bëhuni shembull se si mund të bashkpunohet ndërmjet vete. Sigurisht se shembulli juaja i mirë do ti jep një frym të re jetës në trojet tona në pergjithësi e komunës sonë në veçanti. Bëne këtë për veten tuaj,për familjet tuaja dhe për gjithë shqiptarët në perghithsi.Kthene krenarinë kombëtare.Ktheni shpresat e njerzëve.Kthene buzqeshjen e popullit. Bashkonu me moton për Bujanocin tim. E Dua Bujanocin duajeni edhe ju.