Home Aktuale Behluli: Rimëkëmbja ekonomike e vështirë, fajtorë të gjitha nivelet e pushteteve

Behluli: Rimëkëmbja ekonomike e vështirë, fajtorë të gjitha nivelet e pushteteve

31
0
SHARE

Qendra e njohur e turizmit dimëror në Serbi, Kopaonik, është nikoqire e Forumit treditor të biznesit, të 22-it me radhë, me njënumër rekord pjesëmarrësish, 600 sish, kryesisht politikanë, biznismenë, bankierë, diplomatë, por edhe ekspertë më eminent nga fusha e ekonomisë.

nexhat

Edhepse komunat e Luginës në formën zyrtare nuk ishin pjesëmarrës të këtij forumi, nuk mungoi përfaqësimi nga idividë që përfaqësuan sektorin privat.
Kështu, për të gjashtën herë me radhë pjesë e këtij eventi biznesor ishte Nexhat Behluli, në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “ Spektri dhe Elhan Komerc Grup “.
Pasi që forumi i këtij vit ndahej në shumë sektorë dhe panele, Behluli ishte pjesë e panelit të shtatë ku flitej për temën” Industria politike e tregtisë dhe turizmit-perspektivat regjionale “.
Para të pranishmëve, Behluli elaboroi në temën “ Përvoja e zhvillimit të biznesit privat në rajonet post-konfliktuoze “.
Gjatë diskutimit të tij, Nexhat Behluli u ndal në vëshirësitë e rimëkëmbjes ekonomike në Luginë duke përmendur ndikimet e një numri të konsiderueshëm faktorësh.
nexhat behluli

 Ai veçoi mos intresimin e nivelit qëndror të pushtetit për orinetimin e investitorëve në këtë pjesë duke e paraqitur zonën si destabilizuese, deklaratat primitive të disa politikanëve lokal shqiptarë si dhe paaftësitë e pushteteve lokale për stimulimin e faktorëve adekuat që kanë aftësi në ngritjen e kapaciteteve ekonomike.
Behluli sqaroi se në këtë qasje kanë ndikuar menaxhimet të karakterit të udhëheqjes shabllon të pushteteve që si të tilla datojnë prej shumë vitesh, dhe se çdo ide apo inovacion i ndërmarrë shumë shpejt mund të has në pengesa nga ana e atyre që marrin vendime.
Ndryshe, kësaj here pjesëmarrja e Nexhat Behlulit në forumin e biznesit “ Kopaoniku 2015 “ ishte e bashkëorganizuar nga Asociacioni i operatorëve të telefonisë mobile “ Vip “ dhe “ Telenor “.
Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrësve të forumit të biznesit i’u është drejtuar edhe kryministri serb, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast, Vuçiq paralajmëroi një sërë reformash, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë në krijimin e ambientit më të volitshëm të zhvillimit ekonomik.

Kur janë në pyetje diplomatët, pjesë e forumit ishin ambsadorë të shteteve më të fuqishme të akredituar në Beograd, por edhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Për përcjelljen e kësaj ngjarjeje organizatorët kishin akredituar rreth 200 gazetarë nga vendi dhe bota.

Kopaonik: 3 mars 2015
Shërbimi për informim i Kompanisë “ Spektri-Elhan Komerc Gropup “