Home LAJME Bosna deri në vitin 2050 do të jetë vendi “më i moshuar”...

Bosna deri në vitin 2050 do të jetë vendi “më i moshuar” në Ballkan

43
0
SHARE

Deri në vitin 2050 Bosnjë dhe Hercegovina do të jetë vendi me përqindje më të madhe të popullsisë së moshuar në Ballkan, tregon një hulumtim i bërë sipas porosisë së Kryqit të Kuq të BeH-së.
Siç njofton Hina, në hulumtim theksohet se në tre dekadat e ardhshme numri i personave të moshuar në BeH do të rritet dyfish në lidhje me nivelin e tanishëm.

Një prej autoreve të hulumtimit, Nusreta Kepes, paralajmëroi se nëse vazhdon kjo tempo e plakjes së boshnjakëve, shteti do të ballafaqohet me problem të madh ekonomik dhe social zgjidhja e së cilit nuk do të jetë aspak i thjeshtë.

Gjendja në BeH edhe tani është brengosëse, duke pasur parasysh se çdo pensionist i dytë merr pension prej vetëm 158,5 euro, ndërsa çdo i tetë ka të ardhura të cilat sillen prej 50 deri në 150 euro në muaj. Mbi 14 për qind e të rriturve në vend nuk kanë kurrfarë të ardhurash, ndërsa madje dy të tretat ushqehen me kuzhina popullore. Mbi një e katërta e pensionistëve punojnë shtesë në të zezë, theksohet në hulumtim.

Analiza është përpunuar në kuadër të Planit veprues ndërkombëtar të Madridit nga viti 2002, i cili bën thirrje për zgjidhjen e problemeve me plakjen e popullsisë gjatë shekullit 21. Planin deri më tani e kanë nënshkruar 150 vende nga e mbarë bota.

Në të theksohet se plakja e popullsisë po bëhet problem gjithnjë e më i madh në Evropë dhe në Azinë Verilindore, ndërsa në masë më të vogël edhe në SHBA.